Kryeministri Zaev nga Kumanova: Qeveria edhe më tej mbetet e përkushtuar në projektet të cilat sjellin potencial për zhvillim të komunave, si dhe për hapjen e perspektivave të reja për komunitetin e biznesit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot realizoi takim pune në Komunën e Kumanovës dhe bëri inspektimin e aktiviteteve të punëve ndërtimore në ndërtimin e rrugës së qasshme deri te zona industriale “Novine” fshati Reçicë në Kumanovë.

Në deklaratën për media, Kryeministri Zaev shprehu kënaqësinë se me këtë rrugë të qasshme kompletohet një fazë e rëndësishme në gjallëri në këtë kompleks ekonomik.
“E shfrytëzoj këtë mundësi t’u siguroj se Qeveria edhe më tej mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projekteve të cilat sjellin potencial për zhvillim të komunave, si dhe për hapjen e perspektivave të reja për komunitetin e biznesit”, potencoi Kryeministri Zaev.

“Zona industriale “Novine” e cila përfshin sipërfaqe prej 65 hektar, ndodhet në një vend atraktiv, deri në autostradën E-75 “Miqësia”, pesë kilometra nga kufiri me Serbinë. Ajo ka 51 parcela ndërtimi me madhësi të ndryshme, e rregulluar me plan urbanistik për industri të lehtë dhe jo-ndotëse, njësi tregtare, kapacitete akomoduese, shërbime dhe depo”, sqaroi Kryeministri Zaev.

Kryeministri shprehu besimin se kjo zonë industriale do të jetë lëndë interesi për shumë investitor vendor dhe të huaj, për shkak se mundëson komunikim të shpejtë dhe të lehtë me partnerët dhe tregun nga rajoni me potencial prej 20 milionë  konsumatorëve.

“E shfrytëzoj këtë mundësi që ti ftoj afaristët që të investojnë në këtë lokacion, për shkak se kanë mundësi që të fitojnë hapësirë të përshtatur për nevojat e tyre sipas standardeve më të larta për zhvillim të biznes-projekteve të tyre. Me investimet në ekonomi, ne investojmë në ardhmërinë e vendit tonë”, potencoi Kryeministri Zaev në fund të deklaratës së tij.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski para të pranishmëve potencoi se po punohet në mënyrë intensive në zonën e re industriale “Novine” e cila drejtohet nga Komuna, ndërsa vetë ndërtimi është i ndihmuar nga mjetet e Qeverisë të shfrytëzuara nga infrastruktura primare infrastrukturore.

“Dua të theksoj se në procedurë është edhe oferta publike. Arritëm kursime më shumë se tre milionë denarë në procedurë tenderi dhe mu këto para sot po investohen në vetë industriale. Komuna e Kumanovës në bashkëpunim me Qeverinë do të vazhdojë të investojë në këtë zonë industriale. Për momentin kemi plan që të dalim dhe ti japim me ofertë publike dhe të njëjtat mjete që do të arrijnë nga shitja e parcelave të lira që ti ri-investojmë në këtë zonë industriale, me qëllim që t’ju mundësohet edhe afaristëve të vendit edhe investitorëve të huaj që të investojnë në segmentin e industrisë së lehtë dhe jo-ndotëse”, potencoi kryetari i komunës Dimitrievski.

Dimitrievski falënderoi të gjithë investitorët të cilët kanë investuar në kapacitetet e investimit në këtë zonë dhe i inkurajoi afaristët e tjerë që të shprehin interes për investim me qëllim avancimin e ekonomisë në Kumanovë.

Në ngjarje morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deputeti Martin Kostovski dhe një numër i madh i afaristëve dhe përfaqësuesve nga sektori i biznesit nga Kumanova të cilët kanë kapacitete të tyre apo planifikojnë të investojnë në këtë industri.