Takim i Kryeministrit Zaev me euro-ambasadorin Zhbogar: Pritshmëri për përparim të mëtejshëm të qytetarëve dhe shtetit në perspektivat evropiane dhe ekonomi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Samuel Zhbogar, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në shtetin ton, i cili përfundon mandatin e tij në vend.

Kryeministri Zaev shprehi falënderim të madh deri te euro-ambasadori Zhbogar për kontributin e tij të madh dhe të rëndësishëm në proceset demokratike në shtetin ton dhe në të gjitha proceset e tjera të rëndësishme politike, në të cilat janë hapur perspektivat euro-atlantike të shtetit tonë. Kryetari i Qeverisë, Zaev konstatoi se ambasadori Zhbogar në nivel profesional dhe me principe njëherit duke punuar edhe me zemër, është përkushtuar në të ardhmen e mirë të qytetarëve dhe shtetit.

Në takim janë shprehur pritshmërit se Republika e Maqedonisë së Veriut, se me sukses do ti nis bisedimet e pritura me Bashkimin Evropian. Është vlerësuar se është e dukshme energjia e re për punë efikase, pas zgjedhjes së Qeverisë së re që jep shpresë se shteti do të vazhdoj të punoj edhe më aktiv dhe sipas principeve të vlerave evropiane.

“Qeveria është formuar në baza të qëndrueshme dhe pres që në një mandat të plot, me punë të përbashkët brenda koalicionit qeveritar dhe me sjellje të përgjegjshëm të të gjitha subjekteve politike, të tregojmë rezultate në kualitetin e jetës së qytetarëve drejt përmisimit të standardit jetësor dhe funksionimit të drejtësisë,” tha Kryeministri Zaev.

Në takim është vlerësuar se qytetarët i respektojnë vendimet e guximshme dhe të sinqerta të politikanëve të cilët hapin perspektiva dhe se në periudhën që vjen pas mbylljes të sfidave që e bllokuan zhvillimin  e shtetit është ka hapësirë për zhvillim të fuqishëm ekonomik. Është theksuar se ka shprehë për shembullin e mirë të përparimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë nxitje për të gjitha shtet në rajon, drejt integrimeve evropiane.