Janë regjistruar 85 raste të reja me KOVID-19, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar është 11839,shërohen 42 pacientë – 4 persona kanë vdekur

Ministria e Shëndetësisë (MSH)  informon se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1188 testime, ndërsa janë  regjistruar 85 raste të reja me Kovid-19: Shkup – 32, Kumanovë – 9, Dibër – 3, Shtip – 9, Prilep – 1, Veles – 2, Manastir – 4, Kavadar – 6, Gostivar -7, Strumicë – 1, Koçan – 1, Demir Hisar – 1, Vinicë – 1, Kërçovë – 7.

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 42 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 1, Tetova – 13, Velesi – 2, Manastiri – 3, Demir Hisar – 2, Dellçevë – 4,Sveti Nikollë – 13, Kërçovë

 

Kanë vdekur 4 persona, dy pacientë nga Shkupi (72 dhe 84 vjeçarë), pacient nga Dibra (62 vjeçar) dhe paciente nga Shtipi (66 vjeçare). Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.839, numri i pacientëve të shëruar është 7.664, i të vdekurve është 527, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.648. Shpërndarja nëpër qytet është si në vijim:

  • Shkup 5149, aktiv 1335
  •  Kumanovë 1148, aktiv 276
  • Dibër 219, aktiv 127
  • Shtip 953, aktiv 400
  • Prilep 345, aktiv 49
  •  Tetovë 1088, aktiv 190
  •  Strugë 478, aktiv 195
  • Veles 234, aktiv 23
  •  Manastir 165, aktiv 72

• Ohër 297, aktiv 89

• Kavadar 110, aktiv 88

• Gostivar 562, aktiv 326

• Gjevgjeli 24, aktiv 13 (7 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 3 të Bogdancit)

 • Strumicë 41, aktiv 25

• Kriva Pallankë 26, aktiv 12

• Radovish 33, aktiv 10

• Krushevë 16, aktiv 7

• Koçan 112, aktiv 24

• Probishtip 63, aktiv 21

• Demir Hisar 43, aktiv 30

• Makedonski Brod 51, aktiv 40

• Pehçevë 6, aktiv 0

• Berovë 8, aktiv 4

 • Vallandovë 7, aktiv 1

• Vinicë 30, aktiv 26

• Dellçevë 5, aktiv 3 (4 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)

• Kratovë 14, aktiv 4

• Sveti Nikollë 239, aktiv 114

• Kërçovë 196, aktiv 116

• Resnjë 146, aktiv 17

• Negotinë 31, aktiv 11 (10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë) .

Testet e bëra – 1.188 janë përmes: ISHP- 696, QSHP Shkup-17, Avicena- 145, Biotek- 88, ASHAM- 0, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)- 6, Sistina me PCR metodë-155, Mjekësia ligjore-0, QSHP Manastir- 67, Klinika Infektive- 6, KGJO8. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 114807 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tre pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 79 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 41, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 15 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe 4 fëmijë pozitivë me virus, si dhe pesë pacientë të dyshuar në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 76 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë gjashtë pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 28, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 50 pacientë.

Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 123 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19