Ministria e Shëndetësisë: Kushte të përmirësuara dukshëm për qëndrimin e pacientëve në Klinikën për Psikiatri, për së pari herë pas 27 viteve

Në kuadër të aktiviteteve të Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e kushteve në institucionet shëndetësore, në Klinikën për Psikiatri gjatë tre viteve të fundit u kryen më tepër rindërtime për përmirësimin e kushteve për qëndrimin e pacientëve.

Nga Klinika thonë që është shumë e rëndësishme që pacientët të kenë kushte të mira për qëndrim, duke pasur parasysh se një pjesë e tyre qëndrojnë edhe për një periudhë më të gjatë kohore, ndërsa për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore, kjo është shumë e rëndësishme.

Klinika për Psikiatri dukshëm i ndryshoi kushtet dhe e njëjta është tërësisht e rindërtuar në tre vitet e fundit, me digjitalizim të tërësishëm dhe aklimatizim, është pajisur me mobilje të reja për pacientët dhe ambulancat. Tërësisht është rindërtuar edhe pjesa e ambulancës dhe janë pajisur me mjete të reja. Është rindërtuar edhe kulmi i spitalit, janë bërë përmirësime edhe rreth Klinikës.

Për së pari herë nga hapja e Klinikës së Psikiatrisë në vitin 1993, pas 27 viteve, shtretërit e ndryshkur janë zëvendësuar me 45 dyshekë të ri. Gjatë qëndrimit gjatë verës të pacientëve, tani të njëjtët mund ta kalojnë kohën edhe jashtë në ajër të pastër në disa lokacione rreth Klinikës, ku janë vendosur ulëse të reja.

Në periudhën e kaluar, janë vendosur metoda të reja për trajtimin e pacientëve dhe terapi më bashkëkohore antipsikotike. Njëkohësisht, përmes Programeve Evropiane (Horison 2020), Klinika e Psikiatrisë është kyçur edhe në projekte hulumtuese shkencore.

Kujdesi për pacientët me vendosjen e trajtimit më të mirë dhe më bashkëkohor është ajo që gjithmonë kontribuon për sukses në përmirësimin e mirëqenies së pacientëve. Gjatë tre viteve të fundit, Ministria e Shëndetësisë i avancoi kushtet e më tepër se 30 institucioneve publike shëndetësore, që u mundëson pacientëve kushte më të mira dhe shërbime shëndetësore, ndërsa punonjësve shëndetësor kushte më të mira për punë.