Regjistrohen 198 raste të reja me Kovid-19 – numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar është 8530, janë shëruar 97 pacientë – 4 persona kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer  1382 testime, ndërsa janë regjistruar 198 raste të reja me Kovid-19 në. Kanë vdekur katër persona, një pacient nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe një nga Tetova, ndërsa janë shëruar 97 persona.

Nga të diagnostikuarit e rinj edhe më tej më shumë ka në Shkup, 83, vijojnë Sveti Nikollë -27, Shtip -21, Kumanovë-12. Në Dibër ka -1,  Prilep-2, Tetovë-9, Strugë-3, Veles-2, Manastir-11, Ohër-3, Gostivar-10, Radovish -7, Koçan-1, Probishtip-2, Demir Hisar-3, Kërçovë -1.

Instituti për Shëndet Publik regjistroi 97 persona të shëruar nga: Shkupi-71, Shtipi-7,  Tetova-12, Velesi-1, Manastiri-1, Koçani-1, Probishtipi-1, Kërçova-1, Resnja-2.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile kanë vdekur katër pacientë të moshës prej 49, 61, 70 dhe 72 vjet.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 8530,  numri i pacientëve të shëruar është 4565,  i të vdekurve 393, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend arrin 3572. Për momentin shpërndarja  nëpër qytete është si vijon:

• Shkup 4035,  aktiv 1804

• Kumanovë 880, aktiv 212

• Dibër 154, aktiv 92

• Shtip 484, aktiv 195

• Prilep 304, aktiv 64

• Tetovë 894, aktiv 286

• Strugë 340, aktiv 166

• Veles 205, aktiv 34

• Manastir 84, aktiv 40

• Ohër 230, aktiv 122

• Kavadar 27, aktiv 19

• Gostivar 250, aktiv 157

• Gjevgjeli 13, aktiv 3 (* 2 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdancit, një është nga Dojrani)

• Strumicë 24, aktiv 16

• Kriva Pallankë 19, aktiv 8

• Radovish 15, aktiv 11

• Krushevë 12, aktiv 7

• Koçan 78, aktiv 12

• Probishtip 39, aktiv 24

• Demir Hisar 11, aktiv 10

• Makedonski Brod 9, aktiv 5

• Pehçevë 6, aktiv 1

• Berovë 4, aktiv 1

• Vallandovë 6, aktiv 0

• Vinicë 4, aktiv 1

• Dellçevë 1,aktiv 0

 • Kratovë 9, aktiv 1

• Sveti Nikollë 147, aktiv 134

• Kërçovë 85, aktiv 71

• Resnjë 139, aktiv 73

• Negotinë 22, aktiv 3 (* 10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Janë bërë 1382  testime përmes: ISHP-521, QSHP Shkup -21, Avicena-163, Biotek-96, ASHAM-159, Klinikën Zhan Mitrev”-223, Sistinë me metodën PCR160, QSHP Manastir-27, Klinikën infektive–1. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 80774  testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar tetë pacientë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 86.  Në mbështetje të oksigjenit janë 38 pacientë, ndërsa nuk ka pacientë në aparat respirator.

Në Spitalin  në Kozle të hospitalizuar janë 20 pacientë të rritur, pozitiv me Kovid-19, tetë fëmijë pozitivë dhe dy fëmijë të dyshimtë ndaj virusit.

 Në SPQ “8 Shtatori”, janë pranuar 15  pacientë të rinj, gjithsej janë hospitalizuar 90 pacientë. Në aparat respirator janë shtatë pacientë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 29, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 53 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Kumanovë, Veles, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 123 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19