Spasovski në rrugën Rashtak – Butel: Deri më tani investuam gati se një miliardë euro në ndërtimin dhe rikonstruimin e infrastrukturës rrugore, ndërtojmë që të na zhvillohen të gjitha vendbanimet në mënyrë të barabartë dhe për ndërlidhje më të mirë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot realizoi takim pune në komunat Butel dhe Gazi Babë dhe inspektoi punët në ndërtimin dhe zgjerimin e drejtimit rrugor Rashtak – Butel.

Në deklaratë për media, Kryeministri Spasovski theksoi se as këtë verë nuk ndalojnë aktivitetet e punëve ndërtimore, edhe në rrethana të jashtëzakonshme, në kushte pandemie nuk ndalojnë punët e projekteve të filluara dhe fillojnë të reja.

“Po ndërtohet në gjithë shtetin, në të gjitha rajonet. Projektet kapitale vazhdojnë me dinamikë të përshpejtuar. Ndërtojmë infrastrukturë për të gjithë, në rrethana në të cilat maksimalisht kujdesemi për punonjësit në terren duke respektuar masat e mbrojtjes. Ndërtojmë infrastrukturë për të gjithë, në rrethana në të cilat maksimalisht kujdesemi për punonjësit në terren duke i respektuar masat për mbrojtje. Ky është realiteti jonë i ri dhe në këtë mënyrë i ndihmon ekonomisë në periudhë shumë të rëndësishme. Deri tani investuam 2 miliardë euro shtesë në vitet e ardhshme. Investimet në infrastrukturë janë të rëndësishme jo vetëm për transport të sigurt dhe të shpejtë, por edhe hapjen e vendeve të reja të punës, ndikojnë në lëvizjen e ekonomisë dhe e përmirësojnë jetesën e të gjithë qytetarëve”, e theksoi përkushtimin e Qeverisë në ndërtimin e infrastrukturës për të gjithë, Kryeministri Spasovski.

Ai sqaroi se kjo rrugë që i lidh komunat Gazi Babë dhe Butel nëpërmjet Rashtakut ishte tërësisht e dëmtuar dhe e pasigurt.

“Qytetarët në këtë rajon më së miri dinë se sa vite u munduan që të udhëtojnë në rrugë kaq të pasigurt.

Qeveria nëpërmjet Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, dha mbështetje për ndërtimin dhe zgjerimin e drejtimit rrugor Rashtak-Butel në gjatësi prej 5 kilometra në vlerë prej 16,7 milionë denarë. Rruga do të zgjerohet me vendosjen e shtresës së re të asfaltit, ndërsa do të ndërtohet edhe mur i rezistueshëm”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Ai sqaroi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në Komunën e Gazi Babës dhe ndau 40 milionë denarë për ndërtimin edhe të dy rrugëve lokale me të cilat Komuna aplikoi.

 “Për ndërtimin e rrugës lokale nga Straçinci në Viniçe në gjatësi prej 2 km dhe për ndërtimin e rrugës lokale prej shkollës fillore në Bullaçani drejt lagjes për fundjavë në gjatësi prej 1.100 metra. Këto tre projekte e konfirmojnë kudjesin e Qeverisë për çdo person, për çdo vendbanim. Nuk bëjmë dallime dhe investojmë në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. I zhvillojmë vendet rurale dhe investojmë në ndërtimin e infrastrukturës duke iguruar kushte të mira për jetesë. Krahas këtyre drejtimeve rrugore, kryem rikonstruimin e tërësishëm të rrugës lokale Jurumleri – Lisiçe e Poshtme – Draçevë, ku nga rruga lokale e mbushur me gropa të cilat ggjatë shiut nuk mund të lëviznin aty, tani është tërësisht i rikonstruar me shtresë të re asfalti dhe tërësisht i sigurt për të gjithë pjesëmarësit në komunikacion”, tha Kryeministri Spasovski.

 Ai në fund theksoi se sot investimet në infrastrukturë, në rrugë, janë investime me lidhje më të mirë, investime në zhvillimin e ekonomisë së re zhvillimore maqedonase.

 “Ndërtojmë që të na zhvillohen të gjitha vendbanimet në mënyrë të barabartë dhe për lidhje me të tjerët që sigurojnë kushte për zhvillim të fuqishëm lokal ekonomik”, theksoi Kryeministri Spasovski.