Spasovski nga Gazi Baba: Qeveria mbetet në përcaktimin të vazhdojë tërësisht të mbështesë projektet kapitale në komunat dhe ta mirëmbajë zhvillimin lokal

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot realizoi vizitë pune në Komunën e Gazi Babës, në inspektimin e punëve të kopshtit për fëmijë “Kalinka” në komunën Zhelezare.

 

Në deklaratën për media, Kryeministri Spasovski sqaroi se në tre vitet e fundit, Qeveria, e udhëhequr nga LSDM-ja dhe koalicioni, maksimalisht u përkushtua në atë që u përcaktua në programin: të mundësohet decentralizim i qeverisë dhe komunave t’u sigurojmë pavarësi në punën për të krijuar kushte për jetë dinjitoze.

 

“Paralelisht me këtë proces, Qeveria mbetet në përcaktimin të vazhdojë tërësisht dhe me përkushtim ti mbështesë projektet kapitale në komunat dhe ta mbështesë zhvillimin lokal. Vizita e sotme në Komunën e Gazi Babës i konfirmon përfitimet nga këto projekte dhe mbështetja për realizimin e tyre në më shumë fusha. E gjatë është lista e projekteve që janë realizuar ose janë në rrjedhë, si dhe të projekteve për të cilat po përgatitet dokumentacioni dhe të cilat do të fillojnë shpejtë të zbatohen”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Ai theksoi se edhe në Qeverinë e ardhshme do të vazhdojmë të ndërtojmë infrastrukturë për të gjithë edhe në rrethana të jashtëzakonshme edhe atë me dinamikë të përshpejtuar dhe me respektimin e masave për mbrojtje.

 

“Sot mes tjerash, kryem inspektimin e rindërtimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të kopshtit “Kalinka”, në këtë komunë. Investimet kapitale në zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe mbrojtja e fëmijëve janë një prej prioriteteve kyçe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Komuna dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, punuan në projekt për zgjerimin e kapacitetit të këtij kopshti për fëmijë me tre atraksione të reja për fëmijë, me të cilën u hapën 70 vende të reja pune në këtë kopsht. Tre milionë denarë për këtë investim janë ndarë nga Qeveria dhe komuna, ndërsa me 1.4 milionë denarë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale u sigurua edhe pajisja e atraksioneve të reja për fëmijë. Me këtë zgjerim kopshti ka mundësi për punë edhe në ndërrimin e dytë, ndërsa krahas këtij kopshti, me tre atraksione të reja për fëmijë është zgjeruar edhe kopshti në Jurumleri ku gjithashtu u hapën 70 vende të reja pune. Me 6 milionë denarë shtesë nga buxheti i saj, komuna e financoi ndërtimin e kuzhinës së re qendrore dhe lavanderisë qendrore, në kopshtin “Temjanushka”. Bashkë me kopshtin e ri në Stajkovc, për vetëm dy vite u hapën 220 vende për fëmijë në kopshtet në këtë komunë”, sqaroi Kryeministri Spasovski.

 

Kryeministri potencoi se nëpërmjet projektit të Ministrisë për Ambient Jetësor nga programi për uljen e ndotjes së ajrit komuna aplikoi dhe i ndërroi dritaret në kopshtet “Kalinka” dhe “Temjanushka”.

 

“Kjo Qeveri për së pari herë, përmes Planit për ajër të pastër, e përcaktoi luftën për uljen e ndotjes së ajrit si përcaktim dhe për SË PARI HERË u siguruan fonde të dedikuara buxhetore. Plani për ajër të pastër përfshiu edhe disa objekte në komunën e Gazi Babës. Krahas kopshtit “Kalinka” në lagjen Zhelezarë, e ndërruam sistemin ndotës për ngrohje në shkollën fillore “Njegosh”. Krahas kësaj, në pjesën e stimulimit të kyçjes së më shumë objekteve në rrjetin e ujit të nxehtë, Qeveria e realizoi edhe masën për uljen e çmimit të energjisë termike, Qeveria e realizoi edhe masën për uljen e TVSH-së nga 18% në 5%, si dhe masës për kthimin e qytetarëve të hequr nga rrjeti për ujë të nxehtë pa kompensim financiar.

 

Me marrjen e sistemit të ujit të nxehtë nga ana e Qytetit të Shkupit, u krijuan kushte që të zgjerohet furnizimi me energji termike edhe në lagjet Çair, Butel, Shkup Veri dhe Maxhari 2”, tha Kryeministri Spasovski.

 

Kryeministri prezantoi se pas zbatimit të planit për ajër të pastër i cili përfshiu 12 kopshte, 29 shkolla fillore dhe 4 objekte administrative, kemi 735 kilogramë më pak grimca PM10, 594 kilogramë më pak grimca PM2.5, është realizuar kursim i përgjithshëm prej 395.000 euro.

 

“Investimi te më të rinjtë dhe të rinjtë është investim për të nesërme më të mirë. Kopshtet janë vendi ku fillon edukimi institucional, që është i një rëndësie të madhe në krijimin e personaliteteve të oformuara që më vonë marrin pjesë në zhvillimin e shtetit tonë. Periudhën e kaluar, Qeveria investoi në 44 kopshte dhe objekte për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe krijoji kushte për akomodim cilësor të 3.000 fëmijëve në moshë parashkollore. Asnjë vendbanim në Komunën e Gazi Babës nuk do të lihet pas dore, kur flasim për zhvillim të njëjtë dhe të barabartë ekonomik të të gjitha bashkësive lokale. Në komunë me mbështetje të Qeverisë janë realizuar tre drejtime rrugore në gjatësi prej 13.5 km dhe me vlerë prej 1.9 milionë euro, e përfunduam rehabilitimin në pjesë të rrethrrotullimit në Shkup nga Smillkova deri te kryqëzimi.  E ndërtuam kanalizimin fekal me stacion për spastrimin në fshatin Trubarevë në gjatësi prej tre kilometra në të cilat janë investuar 20 milionë denarë”, tha Kryeministri Spasovski.

 

Në fund ai tha se është bërë shumë me bashkëpunim ndërmjet qeverisë qendrore dhe lokale, nëpërmjet fokusimit serioz në të gjitha çështjet që i tangojnë qytetarët që morën rezultate dhe projekte të realizuara.

 

Zëvendësministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli, potencoi se pa marrë parasysh që hapësira e kopshtit është zmadhuar për 300 metra katrorë, llogaritë janë ulur për 20%, që do të thotë se efikasiteti energjetik ndikon fuqishëm.

 

“Me zbatimin e planit për ajër të pastër në objekte të ndryshme, vjen deri te ulja e llogarive nga 30-50% nëse bëhet fjalë për hapësirë të njëjtë. Nga ana tjetër, ulja e TVSH-së për 5% dhe ulja e llogarive për energji termike, të gjithë qytetarët e Zhelezarës janë të vetëdijshëm se këtë dimës paguan llogari më të ulëta për 13% për ngrohje qendrore. Prandaj, ndërlidhja e tre rrjeteve për ujë të nxehtë në qytetin e Shkupit është një prej prioriteteve edhe të qytetit, vetëqeverisjes lokale dhe Qeverisë”, theksoi zëvendësministri Makraduli.

 

Në fund të deklaratës së tij ai tha se në kuadër të aktiviteteve të Ministrisë kanë marrë pjesë në përpunimin e dokumentacionit teknik të projektit për kanalin për ujërat nga Skopska Crna Gora, që të mos ndodh ajo që ndodhi disa vite më parë me vërshimet.

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski theksoi se kopshti “Kalinka”  në Zhelezarë është shembull i suksesshëm për bashkëpunim të përbashkët të Qeverisë dhe komunës Gazi Babë.

“Me mbështetje financiare të Qeverisë, këtë kopsht e zgjeruam me tre atraksione të reja për fëmijë, me të cilën u hapën 70 vende të reja pune, ndërsa krijuam edhe mundësi që ky objekt të punojë edhe në ndërrimin e dytë. Në mënyër shtesë, nëpërmjet programit të Qeverisë për uljen e ndotjes së ajrit në pjesën për efikasitet energjetik, i zëvendësuam dritaret e këtij kopshti për fëmijë, për një vit arritëm të kursejmë 20% në llogaritë për ngrohje të objektit. Si komunë përgjegjëse, për një vit në buxhet sigurojmë 10 milionë denarë, të dedikuara për investime kapitale në objektet e kopshteve për fëmijë, me qëllim përmirësimi i kushteve në kopshte. Bëmë ndryshimin e kulmit në kopshtin Kalinka. Siguruam 6 milion denarë në ndërtimin e kuzhinës qendrore dhe lavanderisë qendrore për kopshtin Detska Radost, që do të vendoset në objektin Kalinka. Kuzhina e re është me kapacitet për përgatitjen e 1000 vakteve sipas të gjitha standardeve HACCP”, sqaroi kryetari i Komunës, Georgievski.

 

Georgievski sqaroi se në mënyrë shtesë për vitin 2020 në Buxhet janë siguruar fonde për zëvendësimin e dyshemesë në objektin “Temjanushka” dhe “Sinoliçka”, rindërtimi i tualeteve në objektet “Mimoza”, “Sonçogled”, “Temjanushka” dhe “Detelinka”, ndërrimi i dritareve dhe dyerve në objektin “Poni” dhe rikonstruimi i fasadës dhe kulmit në objektin “Mimoza”.

 

“Kujdesi për më të vegjlit nuk ndalon këtu. Së bashku me Qeverinë vazhdojmë të punojmë me projekte të reja, ato janë ndërtimi i kopshtit të ri për fëmijë në Qeramidnicë, Hasanbeg, Inxhikovë dhe Trubarevë”, the kryetari i Komunës Georgievski.