Gjykata Administrative e hodhi poshtë padinë e Naqe Çulevit kundër Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si palë e paditur, mori vendimin nga Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin padia e paditësit  Ministria e Punëve të Brendshme,  përfaqësuar nga ministri, Naqe Çulev, e ngritur për shkelje të pretenduar të procedurave administrative gjatë miratimit të Vendimit të Qeverisë për anulim të vendimit për shkarkimin e  Amir Dalipit  nga pozita kryeshef  i Sektorit për Punë të Brendshme  - Tetovë dhe për emërimin e zëvendës kryeshefit  shtesë të MPB-Tetovë, hidhet poshtë edhe procedura e ministrit për shkarkim dhe emërim  vlerësohet si e paligjshme.

Sipas arsyetimit të Këshillit gjyqësor, Gjykata Administrative, duke pasur parasysh nenin 2 të vendimit të Qeverisë, në përputhje me nenin 48, paragrafi 2 të Ligjit për Qeverinë, ku përcaktohet procedura në rast të dyshimit për veprim të mundshëm të paligjshëm nga ana e Ministrit, konstatoi se padia e ministrit Çulev ishte e pabazë.