Filipçe: Klinika për kirurgji plastike është tërësisht e rinovuar, deri më tani janë përmirësuar kushte për 32 institucione publike-shëndetësore

Klinika Universitare për Kirurgji plastike dhe riparuese është rinovuar plotësisht. Janë ripërtërirë plotësisht Instrumentet kirurgjikale, aparatura për elektrokirurgji, neurostimulimi dhe aparatura tjetër specifike. Trajtimi i pacientëve dhe cilësia e shërbimit, siç tha ai, është ngritur në nivelin më të lartë në përputhje me praktikën më të lartë mjekësore. Kjo i plotëson të gjitha kushtet për parandalimin e infeksioneve intraspitalore në përputhje me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“I kemi përmirësuar kushtet në 32 institucione të shëndetit publik. Klinika e Kirurgjisë plastike dhe riparuese është një nga ato institucione ku ekipi menaxhues menjëherë filloi me rinovimin dhe ofrimin e një trajtimi më të mirë për pacientët. Në një periudhë shumë të shkurtër, ne kemi bërë një kthesë të vërtetë në shëndetin publik. Si kurrë më parë, ne kemi investuar në infrastrukturë, pajisje të reja mjekësore dhe investime në kapitalin njerëzor. Asnjëherë nuk ka pasur një rritje të tillë të pagave si tani në vend. Jam krenar që profesionistët e punonjësve shëndetësor janë të motivuar të punojnë. Vetëm përmes rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës mund t’i mbajmë ato në vendin tonë”, tha ministri Filipçe.