Nga mbledhja e 66 –të e Qeverisë: U miratua Protokolli për transit të papenguar të shtetasve të huaj nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut; Janë aprovuar kërkesat e 467 kompanive me kërkesë për mbështetje në lartësi prej 316.038.500 denarë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotshme të 66-të miratoi Protokollin për transit të papenguar të shtetasve të huaj nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në protokoll përcaktohet se shtetasit e shteteve tjera të cilët kalojnë nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri në liberalizimin e tërësishëm të hyrjes dhe daljes në shtetin tonë, mund t’i shfrytëzojnë kalimet kufitare vijuese: Tabanocë, Deve Bair, Bogorodica, Qafa e thanës, Bllacë dhe aeroportin e Shkupit. Transiti i këtyre personave nënkupton hyrje në njërin kalim kufitar dhe dalje në kalimin tjetër kufitar me obligim që gjatë transitit mos të dilet nga autostrada përkatëse ose rruga lokale dhe i njëjti të realizohet për kohë prej më së shumti 5 orëve që vërtetohet me deklaratë të cilën shtetasit e huaj duhet ta plotësojnë në hyrje,kurse në dalje shfrytëzuesi duhet t’ia dorëzojë policisë kufitare me qëllim që të kontrollohet kohëzgjatja e transitit.

 

Qeveria sot e miratoi informatën e Bankës Zhvilluese të Maqedonisë së Veriut për kërkesat të cilat i plotësojnë kriteret e Thirrjes publike nr. 1 për kredi nga linja kreditore të Fondeve të kompensimit nga ndihma e jashtme me qëllim të zvogëlimit të pasojave nga virusi korona KOVID – 19 dhe e ngarkoi bankën që lidh marrëveshje për kredi me kredi kërkuesit të cilët i plotësojnë kriteret e Thirrjes publike nr. 1, të përmendur në Listën nr. 3 dhe Listën nr. 4 që janë dorëzuar, gjegjësisht me 476 kompani me kërkesë për mbështetje në lartësi prej 316.038.500 denarë.

 

Në lidhje me këto informata të Bankës Zhvilluese të Maqedonisë së Veriut, Qeveria solli konkluzion të shqyrtohen mundësitë për sigurimin e mjeteve shtesë për shkak të interesit të zmadhuar të kompanive për këto masa për zvogëlimin e pasojave të virusit korona KOVID – 19.

 

Në këtë mbledhje Qeveria miratoi ndryshime të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua dhe financim të Projektit për lidhjen e rrugëve lokale gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin pas pëlqimit paraprak të Bankës Botërore mundësohet që mjetet e ngelura deri në 37 milion euro nga kjo hua të rishpërndahen për pagimin e rrogave të punëtorëve për muajin qershor 2020, në përputhje me masën për mbështetje financiare për pagimin e rrogave në lartësi prej 14.500 denarëve.

 

Në këtë mbledhje Qeveria shqyrtoi informacionin dhe përcaktoi nevojën e kontrollimit të besueshmërisë së të dhënave deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore për mbështetje financiare të qytetarëve dhe të punësuarve me të ardhura të ulëta, të rinjve dhe punonjësve shëndetësorë nëpërmjet dhënies së kartelave pagesore vendore të dedikuara për blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Qeveria sot miratoi Dekret me fuqi ligjore për mbështetje financiare të qytetarëve dhe të punonjësve me të ardhura të ulëta dhe punonjësve shëndetësorë nëpërmjet dhënies së kartelave pagesore vendore të dedikuara për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje të së cilës të dhënat e koduara të përmbajtura në Listat e përdoruesve për mbështetje financiare, në përputhje me këtë Dekret me fuqi ligjore dorëzohen për ruajtje në Arkivin Shtetëror, në bazë të Procesverbalit për secilin dorëzim të të dhënave të përgatitur nga komisioni tre anëtarësh të cilin e formon Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nga radhët e nëpunësve shtetërorë në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

 

Dekreti përcakton se për besueshmërinë e të dhënave të përmbajtura në Listat e përdoruesve të mbështetjes financiare, në përputhje me këtë Dekret me fuqi ligjore, përgjegjës janë institucionet të cilat i kanë dorëzuar.

 

Qeveria sot i pranoi ndryshimet dhe plotësimet e Dekretit me fuqi ligjore për themelimin e Fondit për ndihmë dhe mbështetje për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga Covid -19, me të cilat me këtë Dekret tani janë përfshirë edhe punonjësit e estradës, si dhe radio-transmetuesit të cilët nga organi rregullatorë kompetent për punët nga fusha e transmetimit kanë marrë leje për emetim përmes rrjetit publik komunikues elektronik që nuk përdor burim të kufizuar ose përmes satelitit, për kompensimin e shpenzimeve për transmetimin e sinjalit për vitin 2020.

 

Në lidhje me këtë Dekret, Qeveria miratoi ndryshime dhe plotësime të vendimit për mënyrën e pagesës së mjeteve nga llogaria e donacionit të Fondit për ndihmë dhe mbështetje për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga virusi korona Covid-19, me të cilin janë shtuar punonjësit e estradës dhe radio-transmetuesit të cilët nga organi rregullator kompetent për punët nga fusha e radiotransmetimit kanë marrë leje për emetim përmes rrjetit publik komunikues elektronik që nuk përdor burim të kufizuar ose përmes sateliti, për kompensim të shpenzimeve për transmetimin e sinjalit (furnizim i modulimit) për vitin 2020.

 

Qeveria në këtë mbledhje miratoi Dekret me fuqi ligjore për mënyrën e pagesës së kompensimeve nga Ndërmarrja Publike Radio-difuzioni i Maqedonisë së Veriut  që kryejnë radio transmetim gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën për shkak të pasojave nga kriza me  virusin korona, radio-transmetuesve të cilët sigurojnë radio transmetim (radio) Ndërmarrja Publike Radio-transmetimi i Maqedonisë së Veriut nuk do t’i ngarkojë për të paguar shpenzimet për sigurimin e furnizimit me energji për pajisjet e transmetimit për vitin 2020 dhe për shpenzimet për marrje me qira të hapësirës afariste për objekte të transmetimit të NP RDM për vitin 2020, të përcaktuara me Listën e shërbimeve të ndërmarrjes publike.

 

Radio-transmetuesit të cilët deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti i kanë paguar kompensimet për sigurimin me energji të pajisjeve të transmetimit për vitin 2020 dhe kompensimet për marrje me qira të hapësirës afariste të NP RDM për vitin 2020, do të konsiderohet se kanë paguar kompensimet për vitin 2021, në përputhje me Ligjin për themelimin e Ndërmarrjes Publike Radio-transmetimi i Maqedonisë së Veriut.

 

Në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi Vendimin për shpërndarjen e mjeteve financiare të destinuar për mbështetje financiare shoqatave dhe fondacioneve për masat për ballafaqim me krizën Covod-19 për shpërndarjen e mjeteve financiare të destinuara për mbështete financiare të shoqatave dhe fondacioneve për masat për ballafaqim me krizën Covid-19, me të cilën u janë dhënë 40 grante shoqatave dhe fondacioneve, në vlerë të përgjithshme 29.647.474 denarë.  

 

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për realizimin e masës 1.3 të grupit të tretë të masave ekonomike për ringjalljen dhe rifillimin e ekonomisë në kushtet e Covid-19 dhe dha pëlqim për vauçerë për nxënësit e shkollave të mesme të cilët vijnë nga familje me të ardhura të ulëta deri në 3.000 denarë të shfrytëzohen për blerje të paisjeve shkollore, dhe për këtë qëllim miratoi Vendim me fuqi ligjore për ndarjen e mjeteve për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme publike për blerje të pasjeve shkollore, të cilët janë nga familje me të ardhura të ulëta gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Sot u miratua edhe Dekreti me fuqi ligjore për dhënien e vauçerëve për të rinjtë për përvetësimin e aftësive informatike-teknologjike dhe digjitale për përmirësimin e konkurrencës së tyre në tregun e punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën rregullohen kushtet, mënyra dhe procedura e dhënies dhe përdorimit të vauçerëve me vlerë të lartë deri në 30.000 denarë, lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për të rinjtë për trajnime për aftësi digjitale për përmirësimin e konkurrencës së tyre në tregun e punës, të prekur nga kriza e shkaktuar nga virusi korona Covid-19.

 

Mjetet për zbatimin e këtij Dekreti janë siguruar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet Programit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës P1-Masa për ballafaqim me krizën Covod-19, me vlerë të përgjithshme prej 150.000.000.00 denarë.

 

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Dekreti me fuqi ligjore për pagesën e një pjese të participimit në shpenzimet për studimin e studentëve të regjistruar për herë të parë në ciklin e studimeve në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, participim për akomodim në konvikt studentor dhe participim të shpenzimeve për akomodim privat të studentëve, arsimi i të cilëve financohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët janë nga familje me të ardhura të ulëta gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Studentët që përfshihen në këtë Dekret mund të përdorin vetëm një nga participimet për shpenzime për studim për studentë që është për një herë dhe arrin derri në 6.000 denarë, participim për një herë të shpenzimeve për akomodim në konvikt studentor deri në 6.000 denarë ose participim të shpenzimeve për akomodim privat për studentë për anëtarë, që gjithashtu është për një herë dhe arrin 6.000 denarë.