Qeveria e mbajti mbledhjen e 62-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 62-të e ka shqyrtuar dhe miratuar procesverbalin e seancës së 69-të të Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të plotë lidhur me parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit KOVID-19 dhe ka sjell konkluzë që Komisioni për sëmundje ngjitëse në bazë të analizës dhe njohurive për gjendjen aktuale, deri në seancën e ardhshme, ose deri nesër të dorëzojë rekomandime që të miratohen masa për parandalim të shpejtë dhe efikas ndaj përhapjes së koronavirusit konform treguesve në terren

Në mbledhjen e sotme, Qeveria madje ka sjell ndryshime dhe plotësime të Dekretit me fuqi ligji për mbështetje financiare të qytetarëve dhe persona të punësuar me të ardhura të ulëta, persona të rinj dhe punonjës shëndetësor përmes dhënies së kartelës pagesore për blerje të prodhimeve vendore dhe shërbimeve në gjendje të jashtëzakonshme.