Spasovski: Masat shfaqën rezultate dhe po hyjmë në periudhë ku pritet ulje shtesë e intensitetit të përhapjes së virusit dhe prandaj miratuam vendime për lehtësimin e masave restriktive nën kritere dhe kushte precize

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në onllajn konferencën për shtyp njoftoi për vendimet e Qeverisë për fazën nga lehtësimi i masave restriktive për parandalimin e COVID-19.

Në vazhdim të kësaj kumtese, u’a përcjellim fjalimin e Kryeministrit Spasovski në tërësi:

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë e miratuam pakon e parë të masave me të cilën i ulim restrikcionet dhe ndërmarrim hap të ri drejt normales së re në fusha të caktuara, që në këtë fazë të pandemisë me COVID-19 në vendin tonë, e lejojnë atë.

Konsiderojmë që situata është nën kontroll. Nuk lejuam përhapjen e virusit korona, që më seriozisht e kishte dëmtuar shëndetin publik dhe të qytetarëve, ndërsa sistemi shëndetësor me kondicion të plotë arrin efikasitet në luftën me pasojat fatale nga virusi.

Kjo situatë është rezultat i masave gjithëpërfshirëse dhe sistematike, të miratuara në bazë të  rekomandimeve nga Komisioni për sëmundje infektive dhe në bazë të analizave të tyre shkencore dhe studimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Nga Komisioni kemi indikacione të qarta se po hyjmë në periudhë kur pritet ulje shtesë e intensitetit të përhapjes së virusit, që e hap mundësinë për zbutjen e masave restriktive dhe kufizimeve, në kushte dhe kritere precize.

Kjo ndodh si rezultat i masave të prezantuara me të cilat kemi drejtuar kurbën e pacientëve të rinj. Jo vetëm që ata dhanë rezultate të mira, por ne gjithashtu forcuam aftësinë tonë mjekësore më shumë sesa në fillim dhe mund të themi me besim se nga ky këndvështrim ne jemi të gatshëm t'i përgjigjemi rrjedhës së normales së re.

Sigurisht, ne mbetemi jashtëzakonisht të alarmuar. Ne po kalojmë me shumë kujdes edhe në më shumë faza përmes të cilave zbutja e kufizimeve do të zbatohet gradualisht në një përditshmëri të re për të cilën do të duhet të pranojmë se do të jetë realiteti ynë i ri, një situatë e re normale.

 

Ndërmjet secilës fazë do të vijojë kontroll dhe vlerësim i situatës aktuale dhe vendim për atë se a janë plotësuar kushtet që të vazhdohet me zbutjen e masave në secilën fazë të ardhshme.

Të gjitha hapat e ardhshme drejt realitetit të ri do të varen nga tre kritere më të rëndësishme:

  1. A është nën kontroll epidemia?
  2. A është sistemi shëndetësor në gjendje të ballafaqohet me rishfaqjen e rasteve pas lehtësimit të disa masave?
  3. Nëse sistemi për mbikëqyrje të shëndetit publik mund të zbulojë dhe të menaxhojë me rastet dhe kontaktet e tyre dhe të identifikojë përsëritje të rasteve?

Duke pasur parasysh këtë, Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi Planin për lehtësimin e masave restriktive, si proces që do të zhvillohet në tre faza, në përputhje me zhvillimin e gjendjes epidemiologjike.

Faza e parë është funksionimi aktual i aktiviteteve ekonomike gjatë gjendjes së deklaruar të jashtëzakonshme dhe lëvizjes së kufizuar të popullatës në të gjithë territorin e vendit me një ulje graduale të kohës për ndalimin e lëvizjes.

Faza e dytë si fazë kalimtare është vendosja iniciale e aktiviteteve të punës me respektimin e masave të rekomanduara dhe protokollet strikte të punës në kushte të parandalimit të paraqitjes dhe përhapjes së Covid-19  dhe

Faza e tretë parashikon një kthim të plotë në procesin e rregullt të punës me respektimin e masave themelore për mbajtjen e higjienës personale dhe distancës fizike.

Kjo do të thotë se në fazën e tretë, kur do të vendosim funksionalitet të plotë në të gjithë sektorët, obligimet tona do të vazhdojmë ti kryejmë në kushte të ndryshme, në përputhje me realitetin e ri, gjë që përditshmëria e re po bëhet normalitet i ri. Kjo nuk duhet të shikohet si diçka e frikshme, as si diçka e çuditshme, por diçka e patjetërsueshme për mbrojtjen e shëndetit tonë.

Në javën e parë të lehtësimit të masave, gjegjësisht prej nesër, do të fillojnë të zbatohen masa me protokolle të reja për punë dhe veprimtari që kanë rrezik më të ulët edhe atë:

-Enti për rehabilitim për dëgjim, të folur dhe zë – Shkup,

-Qendra për edukim, trajnim dhe seminare për të rritur, organizim i mbledhjeve të organeve për menaxhim dhe konferencave,

-Auto-shkollat,

-Trajnimet sportive në të hapur për sporte individuale,

-Bastore sportive ose të tjera nëpërmjet shallterit,

-Qendra tregtare të mbyllura – molle, pa objektet e shërbimit në to.

Për të arritur efikasitetin maksimal dhe mbrojtjen maksimale, do të zbatohen protokollet e përcaktuara posaçërisht për punën për secilin nga këto aktivitete.

Për shembull, aktivitetet lidhur me mbajtjen e takimeve, mbledhjeve, trajnimeve, seminareve, konferencave, ngjarjeve, do të jenë në gjendje të kryejnë ngjarjet e tyre për një kohë të kufizuar deri në 6 orë me një pushim të detyrueshëm çdo 2 orë.

Para fillimit të trajnimeve, kurseve, seminareve, pjesëmarrësit duhet patjetër të informohen nëse kanë simptoma respiratore (ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje) rekomandohet të shtyhet ngjarja ose të mos marrin pjesë.

Ngjarjet do të organizohen me një numër të kufizuar pjesëmarrësish sipas hapësirës në rregull, por jo më shumë se 30 persona, për të siguruar distancën fizike të pjesëmarrësve nga 1.5-2m, si dhe me mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve personale mbrojtëse.

Në hapësirë patjetër duhet të sigurohet pajisje për dezinfektimin e duarve, gjegjësisht kushte për respektimin e masave të përgjithshme për nivel më të lartë të higjienës personale dhe të përgjithshme.

Hapësira të ajroset më shpesh, sipas mundësisë gjatë orëve dhe patjetër gjatë pauzave, me ndalesë të grupimit të pjesëmarrësve.
Pas përfundimit të ngjarjes, hapësira të pastrohet dhe të dezinfektohet dyshemeja me mjet që vepron kundër viruseve, në hapësirë të sigurohet kosh për plehra me kapak

Protokolli për mbajtjen e mbledhjeve të organeve për menaxhim dhe konferencave do të kufizohet në maksimum deri në 30 persona në përputhje me hapësirën me qëllim që të sigurohet distancë fizike e pjesëmarrësve prej 1,5 – 2 metra, për të cilët është e obligueshme mbajtja e maskave mbrojtëse dhe përdorimi i dezinfektuesit për duar, që është obligim i organizatorit të ngjarjes.

Edhe për këto ngjarje dhe procese të punës janë të obligueshme masat e përgjithshme për nivel më të lartë të higjienës personale dhe të përgjithshme, ajrosje e shpeshtë dhe ndalesë për grupime, si dhe pastrim dhe dezinfektim i hapësirave të punës.

Në mbledhjen e sotme Qeveria vendosi t’u lejohet  udhëtimi zyrtar i  personave të zgjedhur dhe të emëruar, në vendet e huaja,  me respektimin e rekomandimeve dhe protokolleve nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës së nevojshme dhe mbajtjen e pajisjes personale mbrojtëse, për shkak të koordinimit dhe aktiviteteve tjera të punës lidhur me masat për COVID-19, si dhe për shkak të arsyeve tjera urgjente që nuk mund të anulohen, pa zbatimin e këtyre personave në karantinë shtetërore gjatë kthimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në përputhje me gjendjen epidemiologjike në shtet dhe vendimi nga Komisioni për sëmundje infektive, lejohet hapja e qendrave tregtare të mbyllura – molleve, me respektim dhe rregulla të rrepta dhe protokolle për punën e tyre në kushte të zbatimit të masave për parandalim të shfaqjes dhe përhapjes së COVID-19. Në molle, ende nuk do të lejohet pranimi i mysafirëve në restorante dhe kafene, përveç se nëpërmjet sistemit për porosi, shallter ose dërgesë.

Protokolli për hapjen dhe punën e mallrave parashikon orar të kufizuar/shkurtuar të punës (10:00-18:00), me përjashtim me ditën e diel kur shtëpitë tregtare do të jenë të mbyllura.

Mbeten të obligueshme të gjitha masat për mbrojtje që parashohin rend gjatë hyrjes së personave në qendrën tregtare të mbyllur nga ana e personit të autorizuar që të mos lejohet grupimi i personave në korridore, pajisje e obligueshme për mbrojte personale e shpenzuesve dhe punonjësve, si dhe dezinfektim i ambienteve dhe molleve.

Prej nesër me punë mund të fillojnë edhe bastoret sportive dhe të tjera nëpërmjet shallterit, në përputhje me protokollin nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Më në fund, do të doja të theksoja edhe një herë se do të duhet të pranojmë që për një kohë të gjatë nuk do të jetë ashtu siç ishte para pandemisë, dhe se do të duhet të mësohemi me normalitetin e ri, në të cilin masat për mbrojtje personale, siç janë distanca fizike, maskat dhe pajisjet tjera personale mbrojtëse, si dhe përdorimi i theksuar i dezinfektuesve dhe mësimi me to.

 

Ta mbajmë mend, të respektojmë, kemi obligim të mbrojmë shëndetin personal dhe kolektiv: Dezinfektim i rregullt, maskë e obligueshme për fytyrën, distancë prej 2 metra, gjithmonë, gjithkund.

Jam i bindur se faza e parë e lehtësimit të një pjese të masave restriktive do të ndiqet me lehtësim të mëtejshëm të intensitetit të kërcënimit nga virusi korona, që do të ndihmojë në realizimin e zgjedhjeve parlamentare.

Kjo, nga ana tjetër, do të ndihmojë në sigurimin e normalitetit të ri, të cilit ne i përshtatemi dhe mbështesim, në mënyrë që të ndihmojmë dhe përshpejtojmë procesin e transformimit drejt  ekonominë tonë të re, e cila tashmë po bëhet më dinamike, më e shpejtë dhe më e guximshme.

Ti respektojmë masat, të gjithë, gjithkund, gjithmonë, sepse kjo është në interesin tonë, shëndetin tonë dhe normalen e re dhe ekonominë e re.