Filipçe: Nga 235 punonjës shëndetësorë të infektuar, 184 veçse janë shëruar; Institucionet po kthehen në funksionim normal

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi për informacionet e fundit lidhur me virusin korona në vendin tonë.

“Sot janë regjistruar 47 pacientë të shëruar, në Shkup-9, Kumanovë-9, Prilep-8, Tetovë-13, Gostivar-5, Ohër-1, Koçan-1 dhe Kriva Pallankë-1. Fatkeqësisht kemi edhe një pacient të vdekur, mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive në Shkup, pacienti është i moshës 65 vjeçare, i cili ka qenë i hospitalizuar më 27 prill. Në raport me numrin e pacientëve të rinj të diagnostifikuar, sot janë diagnostifikuar shtatë raste të reja. Në Shkup dhe Prilep nga një, në Tetovë katër pacientë dhe në Kratovë një. Numri i përgjithshëm i pacientëve të rinj të diagnostifikuar nga fillimi i epidemisë është 1.518 persona, prej të cilëve janë shëruar 992, kanë vdekur 85, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 441 persona”, tha ministri Filipçe dhe shtoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 113 testime, gjithsej 17.359 testime që nga fillimi i krizës.

 

Ministri Filipçe njoftoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë pranuar dy pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 41,  me mbështetje të oksigjenit janë 21 pacientë dhe një pacient është në aparat respirator. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tre pacientë të rinj, gjithsej janë hospitalizuar 24, ndërsa në aparat respirator janë pesë pacientë dhe tre janë me pasqyrë të rëndë klinike. Në spitalin në Manastir po mjekohen katër pacientë, në spitalin e Shtipit gjithashtu katër, ndërsa në repartet në spitalet në Prilep, Veles, Kumanovë, Gostivar dhe Tetovë, janë hospitalizuar 46 pacientë.

“Mbi 50 punonjës shëndetësorë, prej gjithsej 70, të cilët u infektuan në spitalin në Kumanovë tanimë janë kthyer në punë. Të gjithë janë testuar, të gjithë kanë dy teste negative, në përputhje me kriterin, të gjitha repartet në spital funksionojnë normalisht. Në këtë kontekst, dua të njoftoj se nga 235 punonjës shëndetësor të cilët janë diagnostifikuar që nga fillimi i epidemisë, 184 janë shëruar dhe një numër i madh prej tyre veçse janë kthyer në vendet e punës, që mundësoi në më shumë institucione në të cilat puna ishte ngadalësuar, komprometuar apo tërësisht jofunksionale, tani gjithçka është në funksion, si repartet në Klinikën për Fëmijë, Institucionin për Rehabilitim dhe spitalin e Kumanovës,” deklaroi ministri Filipçe.

 

Ministri Filipçe theksoi se gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhje me drejtorët e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, për kthim gradual të punës së klinikës në normalitet, me terk të ndryshuar të caktimit nëpërmjet sistemit “Termini Im”. Është planifikuar të rishikohet edhe ndryshime të kohëzgjatjes së kontrolleve që të shmanget turma në ambulanca, si dhe sjellja e obligueshme e e-ambulancës, aty ku mundet dhe caktim kompetent i incizimeve, si dhe Institucionit për Radioskopi, njëjtë edhe në spitalet e tjera ku ka aparate për diagnostifikim.

 
“Kjo përputhet me përfundimin e tërësishëm të rikonstruimit të rrugëve në Qendrën Klinike, deri në fund të javës. Mëngjesin e sotëm bisedova me kryetarin Petre Shilegov, që kjo përfundimisht të përfundohet dhe të asfaltohen të gjitha rrugët. Hapet rrugë e re ndërmjet Klinikës Kirurgjike dhe Klinikës për Stomatologji, me të cilën presim që të shpërndajë turmën, të hapen dy dalje të reja, njëri tërësisht i ri pas më shumë se 50 viteve, i cili drejtpërdrejtë do të çojë deri në Qendrën për Urgjencë të Kirurgjisë edhe një hyrje dhe dalje te Klinika Infektive, ku tërësisht është vendosur spitali mobil. Në periudhën në vijim do të arrijë edhe pajisja e tërësishme edhe në këtë moment, kur nuk ka nevojë për kapacitet shtesë në Klinikën Infektive, sinqerisht shpresojmë se ashtu do të mbetet edhe në muajt e ardhshëm, edhe në vjeshtë, planifikojmë që ajo të jetë formën e qendrës për shpërndarje , si formë e Qendrës së Urgjencës, e cila deri më tani praktikisht funksiononte, në një mënyrë në Klinikën për Toksikologji. Megjithatë, kjo Qendër do të jetë tërësisht e pajisur, e përgatitur për rotacionin e mjekëve-specialistë edhe në aspekt të analizës, kontrollit të pacientëve se a janë pozitiv me COVID-19, të dihet se si të vazhdohet me trajtimin e tyre. Me fjalë tjera, një riorganizim i tërësishëm i rrjedhës, para së gjithash të pacientëve urgjent në Qendrën Klinike”, potencoi ministri Filipçe.

 

Në raport me testet, Filipçe i  mohoi spekulimet se ekziston ndonjë interes politik dhe për këtë arsye po zvogëlohet numri i testimeve.

 

“Qendra për Shëndet Publik në Shkup, së bashku me Institutin për Shëndet Publik, qaset drejt përpilimit të planit për skrining të personave, për të cilët konsideron se janë në kategori kritike, duke marrë parasysh kapacitetin e lirë, të cilin e ka tani në laboratorët. Ashtu si tejkalohet kjo fazë e epidemisë, u vendos, siç pritej, nevoja  për të bërë strategji dhe për këtë shkak kjo strategji dha rezultate të mira edhe ajo që tani kemi numër të vogël të testimeve, është ajo që ne faktikisht donim ta arrijmë, për shkak se testuam pacientë që kishin simptome, që do të thotë se është provë se numri i pacientëve aktiv në vendin tonë po ulet dukshëm. Do të thotë një strategji e suksesshme, ndërsa tani po përpilojmë plan që e njëjta të mbindërtohet”, tha ministri Filipçe.

 

“Çështje tjetër është edhe puna e kopshteve, për të cilën mëngjesin e sotëm gjithashtu biseduam me Komisionin për sëmundje infektive dhe për të cilën ende zgjasin konsultimet në kuadër të grupit të tyre të ekspertëve, ndërsa do të kontaktojmë edhe me vetë kopshtet që të përpunohet një protokoll i veçantë. Jemi të vetëdijshëm se me të vërtetë është e vështirë dhe është sfidë e madhe, sepse fëmijët normalisht janë në rrezik praktikisht të jenë transmision i sëmundjes, shumë vështirë disa rregulla të përmbahen atje. Duam të sjellim një plan i cili me të vërtetë do të mund të zbatohet, veçanërisht sepse kopshtet duhet të jenë në funksion kur të gjithë të kthehen në punë. Më lejoni që ditët e ardhshme kur plani të jetë gati të japim më shumë informacione rreth kësaj, kur dhe në cilën mënyrë kopshtet do të fillojnë të punojnë”, theksoi Filipçe.

 

Ai shtoi se në raport me skriningun që përfundoi në Dibër, janë kryer rreth 2.300 testime. Te 35 persona u detektuan antitrupa, një pjesë e të cilëve ishin të infektuar, pjesa tjetër sipas zgjedhjes së rastësishme. Një pjesë e vogël e qytetarëve kanë imunitet edhe kjo është edhe një dëshmi se strategjia jonë të mos kryhet skrining, me testet serologjike në këtë fazë, është praktikisht e suksesshme, për shkak se nuk mund të na sjellin në asnjë konkluzion të veçantë, ndërsa ishte diçka që mund të kontribuonte në dimensionimin e masave.
 

“Këto ditë gjithashtu u paraqitën spekulime dhe teza se kriza shëndetësore ose zbutja e masave mund të përdoret për qëllime politike ose në interes të zgjedhjeve. Dua qartë të them se gjatë këtyre dy ose më tepër muajve,gjatë kohëzgjatjes së krizës, asnjë vendim nuk u soll nën asnjë presion politik ose për ndonjë interes politik, kjo do të vazhdojë të mbetet në këtë mënyrë dhe ne nuk do të tërhiqemi prej kësaj. Komisioni për sëmundje infektive në bazë të njohurive dhe analizave do të rekomandojë se a do të ketë dhe kur do të ketë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. Gjithashtu dua të përmend, që është shumë me rëndësi, se kurdo që do të mbahen zgjedhjet ato do të duhet të zbatohen sipas protokollit të rreptë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, protokoll i cili, gjithashtu, do të përpunohet nga Komisioni për sëmundje infektive, për shkak se nuk do të lejojmë asnjë lloj organizimi i cili mund të rrezikojë menaxhimin e suksesshëm të kësaj krize shëndetësore”, tha ministri Filipçe.

 

Ministri i Shëndetësisë theksoi se numri i pacientëve po ulet, epidemia po qetësohet dhe kjo veçanërisht na gëzon dhe na e jep të drejtën, kjo që veçse e bëjmë, të punojmë në zbutjen e masave, gradualisht të fillojnë me punë të gjitha kompanitë dhe subjektet të cilat tani janë të mbyllura.

 

“U përpunuan protokolle që u ndanë me operatorët ekonomikë për të cilat janë dedikuar, për pjesë të tyre kanë arritur edhe opinionet e tyre, ndërsa për pjesën tjetër i presim këto ditë dhe besoj se deri në fund të kësaj jave, të gjitha protokollet do të përfundojnë në bazë të analizave dhe që nga fillimi i javës së ardhshme ato do të mund të zbatohen”, shtoi Filipçe.