Nga mbledhja e 45-të e Qeverisë: Është vazhduar orari i lëvizjes së lirë; Mbajtje e obligueshme e maskave në tërë territorin e shtetit; Vetizolim i detyrueshëm gjatë testimit për prani të virusit korona KOVID – 19

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 45-të miratoi vendime në lidhje me menaxhimin me virusin korona të cilat vlejnë nga nesër, e enjte, 23 prill dhe kanë të bëjnë me uljen e masave restriktive të lëvizjes dhe të rritjes së mbrojtjes së qytetarëve.

 

Në përputhje me këto vendime, çdo ditë punë, prej të hënës deri të premten do të jetë e lejuar lëvizja e qytetarëve prej orës 05:00 në mëngjes deri në orën 19:00. Ndalimi i lëvizjes prej të  hënës deri të premten në tërë shtetin do të fillojë prej orës 19:00 dhe do të zgjas deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Për personat mbi 67 vjet do të jetë e lejuar lëvizja çdo ditë punë prej orës 05:00 në mëngjes deri në orën 12:00.

 

Personat e rinj deri në moshën 18 vjeçare do të mund të lëvizin prej të hënës deri të premten prej orës 13:00 deri në orën 19:00.

 

Me këto vendime ulet kufizimi i lëvizjes  gjatë ditëve të fundjavës. Nga tani ndalesa për lëvizje gjatë ditëve të fundjavës do të fillojë të shtunën prej orës 15:00 dhe do të zgjas deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

 

Të shtunën për personat mbi 67 vjet do të jetë e lejuar lëvizja prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 11:00, ndërsa personat e rinj deri në moshën 18 vjeçare do të mund të dalin prej orës 12:00 deri në orën 15:00.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për mbajtjen e mbrojtjes personale për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit korona dhe për mbrojtje të popullatës gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Dekreti përcakton që çdo person fizik i vendi ose i huaj në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të mbajë pajisje personale mbrojtëse në fytyrë kur del nga shtëpia e tij, gjegjësisht gjatë lëvizjes në hapësira publike dhe hapësira të tipit të mbyllur dhe të hapur, në tregje, në transport publik dhe gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura ku tubohen më shumë njerëz (institucionet shtetërore, markete, shitore, banka, posta, institucione shëndetësore dhe të ngjashme)

 

Me pajisje mbrojtëse nënkuptohet çdo formë e mbrojtjes e cila e mbulon pjesën e hundës dhe të gojës (maskë respiratorë FFP2 ose standard më i lartë, maskë kirurgjikale për një përdorim, maskë tekstili për më shumë përdorime, shami ose shall i mëndafshtë, shami ose shall pambuku e të ngjashme).

 

Si përjashtim, çdo qytetarë, mund mos të mbajë pajisje personale mbrojtëse për fytyrën vetëm nëse:

 

- nëse mbanë pajisje personale mbrojtëse në fytyrë në kuadër të zbatimit të detyrave të punës,

 

- qëndron në oborrin e një shtëpie familjare,

 

- drejton një biçikletë ose kryen aktivitete sportive si një aktivitet sportiv individual,

 

- udhëton në një automjet pasagjerësh me persona me të cilët personi jeton në një bashkësi ose shtëpi ose

- lëviz në vende publike dhe sipërfaqe të tipit të hapur dhe mban plotësisht distancën minimale të lejuar të paktën dy metra nga një person tjetër.

 

Dekreti gjithashtu vërteton se të gjithë qytetarët në territorin Maqedonisë së Veriut, janë të obliguar që në selitë, filialet dhe objekte në të cilën e realizojnë veprimtarin e tyre,  të sigurojnë mbajtjen e pajisjeve personale mbrojtëse mbi hundë dhe mbi gojë për të gjithë personat fizik të cilët punojnë dhe të ndalojnë hyrjen dhe lëvizjen në këto hapësira për çdo personi fizik i cili hyn si vizitor në këto hapësira e i nuk mban pajisje personale mbrojtëse.

 

Është miratuar sot Dekreti me fuqi ligjore për vetizolim të detyrueshëm gjatë testimit për pranin e virusit korona, KOVID-19.

 

Sipas këtij dekreti, të gjithë personat nga vendi dhe jashtë tij, simptomatik ose asiptomatik, të cilëve u është bërë testimi për praninë e virusit korona KOVID – 19 në organizmin e tyre, vendosen në vetizolim të detyrueshëm dhe atë nga çasti i marrjes së materialit për testim (tampon nga goja, tampon nga fyti, tampon nga hunda, gjak e të ngjashme), deri në çastin e marrjes së rezultatit negativ.

 

Dekreti vërteton se në rast se marrja e materialit për testim është kryer jashtë shtëpisë, gjegjësisht vendit potencial të vetizolimit të personit fizik i cili testohet, personi ka për obligim pa vonesë në afat sa më të shkurtër kohor dhe në mënyrë më të shpejt, të shkojë në vetizolim gjatë së cilit duhet të zvogëlojë, gjegjësisht të ketë minimum kontakte me persona të tjerë, deri në arritjen në vendin e vetizolimit.

 

Me dekret përcaktohet se vetizolimi zgjat deri në marrjen e rezultatit negative nga testimi.

 

Vetizolimi realizohet në shtëpinë e personit ose në banesën ku jeton ku i njëjti mundet tërësisht të izolohet nga personat me të cilët jeton (vikend shtëpi, banesë në të cilën nuk jeton ose të ngjashme).

 

Gjatë kohës së zgjatjes së vetizolimit, personi në vetizolim nuk guxon të dalë, duhet t’i minimizojë kontaktet me persona me të cilët jeton (në rast se nuk mundet tërësisht të ndahet) dhe duhet t’ respektojë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me vetizolimin.

 

Vetizolimi mund të ndryshohet në izolim shtëpiak në bazë të Vendimit për mbikëqyrje shëndetësore të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, në përputhje me protokollet për uljen e hyrjes, përhapjes dhe menaxhimit me virusin korona, KOVID-19.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Dekretin për zbatimin e ligjit për tregti gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Me këtë Dekret, në listat e objekteve tregtare shtohet fjala “dyqane” dhe përcaktohet se në objektet ku bëhet tregtia me pakicë, njëkohësisht mund të tregtojnë më së shumti një person në sipërfaqe për çdo 20 metra katror, kurse në objektet me sipërfaqe më të vogël se 20 metra katror mund të tregtoj vetëm një person.

 

Me këtë Dekret përcaktohet se tregtari është i obliguar të siguroj pajisje mbrojtëse (maskë dhe doreza) për të punësuarit në objekt, kurse personat e punësuar janë të obliguar që pajisjen mbrojtëse ta mbajnë vazhdimisht gjatë tërë orarit të punës.

 

Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për shërbimet postare gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën vërtetohet se për vendosjen e rendit dhe disiplinës gjatë hyrjes, në brendësi të objektit dhe gjatë daljes nga kapacitet dhe objektet në të cilën jepen shërbimet postare, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, do të zbatohen dispozitat e këtij dekreti me fuqi ligjore.

 

Në përputhje me këtë dekret, ofruesit e shërbimeve postare janë të obliguar të sigurojnë shërbim të sigurimit, gjatë hyrjes, në brendësi dhe gjatë daljes nga objekti, që të ruhet distanca e nevojshme minimale mes personave para dhe brenda objektit, të sigurojë mundësi për dezinfektim të detyrueshëm të duarve gjatë hyrjes në objekt dhe mbajtjes së detyrueshme të maskës mbrojtëse, shamisë ose shallit me të cilën do të mbulohen hunda dhe goja e shfrytëzuesit të shërbimeve postare të cilët hyjnë në objekt.

 

Ofruesit e shërbimit postar janë të detyruar të vendosin shenja përkatëse që tregojnë drejtimin e lëvizjes dhe respektimin e distancës së nevojshme minimale, gjatë pritjes së radhës së shfrytëzuesve të shërbimeve postare para dhe brenda objektit. Shenjat vendosen në një distancë prej të paktën dy metrash edhe atë: përpara secilës pikë / sportel, të cilit qytetarët i qasen për të kryer shërbimin postar, si dhe përpara hyrjes së ndërtesës.

 

Dekreti i obligon dhënësit e shërbimeve postare të kryejnë dezinfektimin parandalues të paktën një herë në javë në objektet ku ofrohen shërbime postare.

 

Në mbledhjen e sotme është miratuar Dekreti me fuqi ligjore  për zbatimin e Ligjit për Bankat gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën përcaktohet se për vendosjen e rendit dhe disiplinës gjatë hyrjes apo daljes nga brendësia e njësive afariste ose hapësirave të bankave dhe shtëpive të kursimit në të cilat pranohen klient, do të zbatohen dispozitat e këtij dekreti.

 

Sipas këtij dekreti, bankat dhe shtëpitë e kursimeve janë të obliguar të sigurojnë sigurim gjatë hyrjes në dhe gjatë daljes nga objekti, që të ruhet distanca e nevojshme minimale mes personave para dhe brenda në objekt, të sigurojnë mundësi për dezinfektim të detyrueshëm të duarve gjatë hyrjes në objekt dhe mos të lejojnë hyrje në objekt të personave të cilët nuk mbajnë maskë mbrojtëse, shami ose shall me të cilat do të jenë të mbuluara goja dhe hunda.

 

Bankat dhe shtëpitë e kursimeve janë të obliguar të vendosin shenja përkatëse me të cilat shënohet drejtimi i lëvizjes dhe ruajtja e distancës së nevojshme minimale gjatë pritjes në radhë të shfrytëzuesve para dhe brenda në objekt në distancë së paku dy metra dhe atë para çdo sporteli të cilit shfrytëzuesit i qasen për të kryer shërbime financiare, si dhe në diametër prej 10 metrave para hyrjes së objektit.

Në përputhje me këtë dekret bankat dhe shtëpitë e kursimeve janë të obliguar të punësuarve të cilët punojnë në objekte ose të cilët kanë kontakt me klientë t’u sigurojnë pajisje mbrojtëse (dorëza dhe maska) të cilët punonjësit janë të obliguar t’i mbajnë gjatë tërë orarit të punës.

 

Dekreti përcakton se në banka dhe në shtëpitë e kursimeve në të njëjtën kohë, së bashku me të punësuarit, nuk guxon të ketë:

 

- më shumë se 5 persona në hapësirë deri në 50 metra katror;

 

- më shumë se 10 persona në hapësirë prej 50 deri në 100 metra katror;

 

- më shumë se 15 persona në hapësirë prej 100 deri në 200 metra katror dhe

 

- më shumë se 20 persona në hapësirë mbi 200 metra katror.

 

Në këtë mbledhje Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim për zvogëlimin e fondit shpërblyes të lojës shpërblyese “TVSH-ja ime, Shpërblimi im” dhe për pagesën e këtyre mjeteve nga zvogëlimi në Fondin për ndihmë dhe mbështetje të menaxhimit të krizës së shkaktuar nga virusi korona KOVID – 19.

 

Me konkluzion të Qeverisë i rekomandohet Shoqërisë Aksionare për organizimin e lojërave të fatit “Lotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut” mjetet në vlerë prej 4.383.410,00 denarë t’i paguajë në llogarinë donatore të hapur në kuadër të Sekretariatit Gjeneral të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e hapur për donacione nga persona juridik dhe fizik për ballafaqimin me epideminë KOVID – 19.

 

Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Financave, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Lotarinë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së veriut të lidhin aneks në marrëveshjen për organizim të përbashkët të lojës shpërblyese “TVSH-ja ime#Shpërblimi im” dhe e ngarkoi Lotarinë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i ndryshojë rregullat për organizimin e lojës shpërblyese “TVSH-ja ime#Shpërblimi im” dhe të bëjë përshtatje teknike për realizimin e vendimit.

 

Në bazë ë Vendimit për ndryshime dhe plotësime të vendimit për kufizimin e lëvizjes, Qeveria sot e miratoi Vendimin për përcaktimin e orarit të punës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore  dhe përcaktohet se orari i punës në këto institucione fillon mes orës 7:30 dhe 8:30 dhe përfundon mes orës 15:30 dhe 16:30, me kohëzgjatje të tërësishme të orarit të punës prej tetë orësh.