Nga mbledhja e 35-të e Qeverisë: Shtabi komunal i krizës në Kumanovë të përcaktoj marketet prej ku qytetarëve të komunës do t’u shpërndahen artikujt e domosdoshëm me anë të sistemit të vullnetarëve gjatë ditëve të fundjavës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e mbajti mbledhjen e 35-të në të cilën e shqyrtoi dhe miratoi procesverbalin nga takimi i 19-të i Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e tërësishëm të koordinimit në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e virusit korona, KOVID-19, i cili u mbajt para takimit të mbledhjes së Qeverisë.

Në bazë të informacioneve për vendosjen e ndalesës për lëvizje në komunën e Kumanovës gjatë ditëve të fundjavës nga e premtja prej orës 21:00 deri të hënën në orën 05:00, Qeveria e ngarkoi Shtabin komunal të krizës në komunën e Kumanovës të përcaktoj operator ekonomikë, gjegjësisht markete prej ku do të sigurohen vetëm artikujt ushqimor të domosdoshëm, në bazë të kërkesave parësore të qytetarëve gjatë kohës së ndalesës për lëvizje në rajonin e komunës së Kumanovës, gjatë ditëve të fundjavës (të shtunën dhe të dielën).

Për këtë qëllim, ngarkohet Shtabi komunal të krizës së komunës së Kumanovës, në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Brendshme të organizoj lëvizjen e personave vullnetarë të cilët do t’i shpërndajnë artikujt ushqimor e domosdoshëm deri te shtëpitë e qytetarëve.

Qeveria i ngarkoi të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluar nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, zyrat, institutet, organet dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, si dhe u rekomandon kompanive private, qytetarëve nga Kumanova të cilët punojnë në qytete tjera, orari i punës gjatë ditëve të javës (nga e hana deri të premten) t’u përfundojë në periudhën prej orës 14:30 deri në orën 15:00, me qëllim t’u sigurohet kohë e mjaftueshme të arrijnë në shtëpitë e tyre deri në fillim të orës policore pasi në këtë qytet nga java e ardhshme ora policore çdo ditë do të filloj nga ora 16:00 (gjatë ditëve të fundjavës ora policore fillon të premten në orën 21.00 dhe zgjat deri të hënën në orën 5.00).

Në këtë mbledhje të Qeverisë është miratuar Dekreti me fuqi ligjore për vërtetimin e pagesës së mbështetjes financiare për sportistët, personave profesional dhe administratës sportive gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.