Takim i Kryeministrit Spasovski me koordinatoren e përhershme e Kombeve të Bashkuara në shtet, Duxhak: Shteti mirë po menaxhon me situatën me virusin korona, KB janë të gatshme ti japin mbështetje Qeverisë dhe qytetarëve të vendit tonë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara në shtetin tonë.

 

Në takim u bisedua për masat që i ndërmerr Qeveria për menaxhim me situatën me virusin korona dhe është vlerësuar se shteti po ndërmerr të duhurën në mbrojtjen e shëndetit publik.

 

Është përcjellur se KB janë të gatshëm ti japin mbështetje shtetit tonë, aty ku vlerësohet se është me rëndësi.

 

“Në menaxhimin me pandeminë nga virusi COVID-19, në përshpejtimin e rimëkëmbjes ekonomike të shtetit, në zbatimin e reformave në rrugën drejt anëtarësimit në BE, familja e KB-së është e gatshme të mbështesë Qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Ajo e prezantoi pozitën e KB-së se “jemi bashkë në këtë proces dhe se është obligim i përbashkët të punojmë në interes të të gjithë qytetarëve në vend, ndërsa për në frymën e Agjendës për zhvillim të qëndrueshëm, askush të mos mbretet prapa”.

 

Kryeministri Spasovski u falënderua për bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm të shtetit tonë me KB dhe me zyrën në Shkup.

 

“Të gjitha kapacitetet dhe resurset tona si shtet do ti drejtojmë, që të dalim fitimtarë në këtë betejë. Prioriteti ynë kryesor është të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të sigurojmë funksionalitet të sistemit shëndetësor. Për këtë qëllim, përpjekjet janë të fokusuara drejt mbështetjes së tërësishme të stafit mjekësor, drejt organizimit të mirë, për të cilën është formuar edhe Shtabi kryesor koordinues ku shpërndahen informacionet e nevojshme nga institucionet kompetente dhe shqyrtohen përvojat e shteteve në botë, me qëllim vendime efikase të Qeverisë dhe trajtim i mirë i personave me virusin korona. Është me rëndësi edhe mbajtja e ekonomisë. Prandaj, të gjitha masat që i miratojmë janë për realizimin e këtyre dy qëllimeve. I rritëm kapacitetet e brendshme dhe prandaj është e mirëseardhur ndihma nga miqtë tanë nga jashtë, gjë për të cilën jemi falënderues, BE-së dhe vendeve tjera me të cilat është vendosur bashkëpunim dhe patjetër shpreh falënderim edhe deri te KB”, tha Kryeministri Spasovski.

 

Në mbledhje u bisedua edhe për ndihmën dhe mbështetjen që janë të rëndësishme për funksionimin normal të policisë dhe shërbimeve tjera, të kyçura në menaxhimin me situatën me virusin korona.