Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut: Të gjitha konkluzionet, në funksion të marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID -19, vlejnë deri në përfundimin e periudhës së ekzistimit të gjendjes së jashtëz

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e saj të 25-të, më 21 mars të vitit 2020, krahas konkluzioneve të miratuara, në funksion të marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19 dhe solli edhe konkluzion me të cilin vendoset se të gjitha konkluzionet e miratuara të Qeverisë me të cilat jepen masa, rekomandime dhe udhëzime për të gjitha organet në administratën shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, agjenci, fonde, byro, ente, administrata dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, vlejnë deri në përfundimin e periudhës së ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e RMV-së.
Qeveria u sugjeron njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridik themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe sektorit privat, se të gjitha konkluzionet, masat, drejtimet dhe rekomandimet në funksion të marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19, vlejnë deri në përfundimin e periudhës së ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Konkluzionin nga mbledhja e 25-të e Qeverisë, mund ta merrni këtu.