Qeveria komunikon çdo ditë me rreth 700 punonjës të medieve dhe më tepër se 230 media, në gjendje të jashtëzakonshme është siguruar komunikim onlajn, secili mund të parashtrojë pyetje nëpërmjet të internetit dhe do të marrë përgjigje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka për obligim të sigurojë informim në kohë, të saktë dhe të tërësishëm të qytetarëve në çdo kohë. Kjo përgjegjësi është veçanërisht e rëndësishme në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme kur përballemi me një epidemi kërcënuese për shëndetin e popullsisë. Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, të gjitha komunikimet publike duhet të realizohen sipas protokolleve të caktuara rigoroze, në përputhje me masat për mbrojtjen e shëndetit dhe me standardet profesionale të medieve.

Njëkohësisht, qytetarët kërkojnë, ndërsa Qeveria ka për obligim të vendosë mekanizëm me të cilat do të parandalohet përhapja e keqinformimit, frikës dhe panikut mes popullatës.

Me qëllim që të mundësohet komunikim i pandërprerë mes Qeverisë, medieve dhe gazetarëve Sektori për Marrëdhëniet me Publikun në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut siguroi mundësi teknike për ndjekjen, shkarkimin dhe pjesëmarrjen në konferencat e rregullta dhe të jashtëzakonshme për shtyp në mënyrat si në vijim:

  1. Internet video strim i drejtpërdrejtë nga çdo konferencë për shtyp në kanalin Jutjub, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, në dispozicion për të gjithë qytetarët me lidhje interneti.
  2. Internet video strim i drejtpërdrejtë në çdo konference për shtyp në rrjetin social Facebook, në dispozicion për të gjithë qytetarët me lidhje interneti.
  3. Mundësi për shkarkim të video përmbajtjeve në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të gjitha televizionet, radiot dhe portalet e internetit.
  4. Mundësi për të gjithë gazetarët e interesuar, mediet dhe qytetarët për shkarkim publik të kumtesave tekstuale, fotografive dhe video materialeve që janë në dispozicion nga të gjitha konferencat për shtyp dhe aktivitetet e Qeverisë, të qasshme në www.vlada.mk.
  5. Mundësi për të gjithë gazetarët të parashtrojnë pyetje përmes postës elektronike, me të cilën një pjesë e madhe e pyetjeve do të përgjigjen drejtpërdrejtë në konferencën për shtyp, ndërsa një pjesë e vogël me përgjigje me shkrim nëpërmjet e-postës.
  6. Mundësi për video kyçje të drejtpërdrejtë onlajn gjatë konferencave për shtyp për të gjithë mediet nga regjistri i medieve që ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut.

Mundësia më e re e paralajmëruar për kyçje me video onlajn (numri 6 nga lista e lartpërmendur) është e qasshme për të gjitha mediet të cilat gjenden në regjistrat ekzistues të institucioneve dhe organizatave mediatike, që udhëheqin regjistra të mediave në shtet. Bëhet fjalë për numër të përgjithshëm prej 234 media prej katër regjistrave të disponueshëm, gjegjësisht 72 radio stacioneve, 48 televizioneve, 13 gazetave dhe 101 onlajn portaleve.

Në të njëjtën kohë, Qeveria çdo ditë njofton për konferencat për shtyp dhe mundëson parashtrimin e pyetjeve me ftesë direkte që u dërgohet rreth 700 punonjësve mediatik, anëtarëve të shoqatave të ndryshme të gazetarëve në vend, përfshirë Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë.

Qeveria nuk kryen seleksionim, nuk rregullon, as nuk intervenon në regjistrat mediatik. Qeveria mbështetet ekskluzivisht në regjistrat ekzistues, të krijuar nga organet rregullatore të pavarura dhe organizatat profesionale të mediave. Qeveria, që nga viti i kaluar e përshëndeti procesin e vetërregullimit në sferën e onlajn mediave dhe njoftoi se do ta respekton regjistrin e onlajn mediave profesionale të KEMM dhe SHGM, njëjtë siç e respekton regjistrin e ASHMAA-së. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, kur qytetarët i ndjekin lajmet drejtpërdrejt, Qeveria duhet të sigurojë që të dihet saktë kush kyçet drejtpërdrejt gjatë konferencave për shtyp, ndërsa nuk ka mënyrë më të mirë që të ndiqen kriteret dhe standardet, prej të njëjtës të merren parasysh regjistrat e mediave profesionale, të cilat patjetër që nuk i krijon Qeveria.

Transparenca është prioritet për Qeverinë. Mu për këtë arsye, Qeveria mundëson një listë të gjërë kanalesh për komunikim me gazetarët dhe me mediat. Askush nuk është i përjashtuar, çdo gazetar, gazetar qytetar, blloger, madje çdo qytetar, mund të parashtrojë pyetje. Ftojmë të gjithë gazetarët dhe mediat të shfrytëzojnë mundësitë, të ndjekin konferencat për shtyp në internet dhe ti parashtrojnë pyetjet e tyre nëpërmjet kanaleve të vendosura për komunikim.