Takim i Kryeministrit Spasovski me kryetarin e Këshillit Nacional të Austrisë, Sobotka: Mirënjohje për rrugën nëpër të cilin deri më tani ka kaluar vendi ynë dhe mbështetje e qartë nga Austria për perspektivat evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me delegacionin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, të udhëhequr nga kryetari i Këshillit, Volfgang Sobotka.

Në takim u theksua se vazhdon mbështetja e qartë e Republikës së Austrisë për perspektivat evropiane të vendit tonë dhe për hapjen e negociatave me BE-në.

Në takim janë shprehur mirënjohje për rrugën nëpër të cilin ka kaluar Republika e Maqedonisë së Veriut në procesin e reformave dhe  marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Është konstatuar se Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme dypalëshe në rajon. Veçanërisht si hap i rëndësishëm është përmendur përparimi me miratimin e Ligjit për prokurori publike.

Kryeministri Spasovski u falënderua për mbështetjen miqësore, të sinqertë dhe të vazhdueshme  që vendi ynë merr nga Republika e Austrisë.

“Takimi i sotëm u realizua në një periudhë të rëndësishme, kur presim që vendi ynë të bëhet anëtar i plotfuqishëm i NATO-s, ndërsa pas marrjes së vendimeve të rëndësishme, të guximshme dhe vizionare, me të drejtë presim edhe vendim për fillimin e negociatave me Bashkësinë Evropiane. Vazhdomë të japim argumente pozitive dhe mbetemi të përkushtuar në proceset reformuese edhe në të gjitha aspektet që priten nga Republika e Maqedonisë së Veriut, lidhur me procesin e negociatave”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Në takim u bisedua për mundësitë për bashkëpunim ekonomik më efikas, si dhe për kontributin e miqve nga Austria në pjesën e zgjidhjeve juridike më cilësore.  U vlerësua se bashkëpunimi ekonomik është në nivel të mirë dhe se ka mundësi për zhvillim të mëtejshëm.

Është biseduar edhe për situatën e migracionit,  gjë që u konfirmua bashkëpunimi i suksesshëm deri më tani mes dy vendeve. Kryeministri Spasovski theksoi se vendi ynë është i gatshëm, që përmes politikave të përbashkëta evropiane, si deri më tani, të ketë qasje të harmonizuar në lidhje me zgjidhjet për këtë çështje.