Kryeministri Spasovski u takua me u.d. Kryetarin e Kuvendit Parlamentar të NATO-s, Mesterhazi: Shteti është në rrugë të mirë dhe është partner i besueshëm i NATO-s, të gjithë të vazhdojnë përqendrimin drejt rrugës euroatlantike, për ardhmëri të mirë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me Atilla Mesterhazi, ushtrues i detyrës, Kryetar i Kuvendit Parlamentar të NATO-s.

Në takim u dërguan urime për ratifikimin e suksesshëm të Protokollit për anëtarësim në NATO, dje në Kuvend, nga ana e të gjitha subjekteve politike. U theksua se anëtarësimi në NATO është pasuri e madhe për popullin e  vendit tonë dhe të shtetit tonë, por edhe për NATO Aleancën, e cila në Republikën e Maqedonisë së Veriut sheh partner aktiv i besueshëm dhe faktor i stabilitetit në rajon dhe Ballkanin Perëndimor, që është qëllim strategjik i NATO-s.

U shpreh inkurajim që shteti jonë është në rrugë të drejtë, që vazhdon me proceset e duhura reformuese, si dhe pritjet se e gjithë kjo do të konfirmohet edhe nga BE me fillimin e negociatave të vendit tonë me Unionin.

Kryeministri Spasovski e falënderu u.d. Kryetarin e Kuvendit Parlamentar të NATO-s për pjesëmarrjen në ratifikimin e djeshëm në Kuvend dhe për mbështetjen e madhe që NATO e jep për stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë dhe tërë rajonit.

“Jemi në përfundim të procesit për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO edhe pse vetëm dy vite e gjysmë më parë, shteti ynë ishte në krizë të madhe politike. Kjo është një kthesë e madhe për të cilën jemi krenar si Qeveris dhe si popull. Jemi të gatshëm ti ndërmarrim të gjitha detyrimet e duhura me anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO. Deri sot bëmë çfarë mundëm, ti plotësojmë argumentet pozitive për vendim pozitiv nga BE-ja për fillimin e bisedimeve. Është i madh motivimi i Qeverisë në përkushtimin e dy qëllimeve strategjike shtetërore, veçanërisht sepse integrimet në NATO dhe BE kanë rëndësi të barabartë për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik”, tha Kryeministri Spasovski.

Në takim u theksua rëndësia e proceseve reformuese dhe të realizimit të tërësishëm të marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë. Gjithashtu u konstatua nevoja që të gjithë në shtet të vazhdojnë të përqendrojnë aktivitetet e tyre drejt perspektivave euroatlantike drejt ardhmërisë më të mirë të qytetarëve dhe të shtetit.