Takim i Kryeministrit Spasovski me ambasadorin e ri të Bosnjës dhe Hercegovinës, Jakimoviq: Përcaktime të përbashkëta për avancime të reja të bashkëpunimit mes dy shteteve dhe në rajon dhe për ardhmërinë evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me Dragan Jakimoviq, ambasadori i sapoemëruar i Bosnjës dhe Hercegovinës në shtetin tonë.

Ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës., Jakimoviq, e uroi Kryeministrin Spasovski për marrjen e detyrës dhe shprehu pritshmëri për realizim të shpejtë të qëllimit strategjik për eurointegrime të shtetit tonë, rrugë drejt së cilës është përcaktuar edhe Bosnja dhe Hercegovina.

U përcoll interesimi i qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe bashkësisë ekonomikë të atjeshme, për avancim më të madh të bashkëpunimit të mirë tanimë të krijuar mes dy shteteve.

Në takim bashkërisht u konstatua se ekziston avancim i dukshëm në marrëdhëniet e dy vendeve gjatë dy viteve të kaluara, në më shumë fusha me interes të qytetarëve, siç është njohja reciproke e lejeve për vozitje, kalimi i shteteve me letërnjoftim, angazhimet e bëra në krijimin e kushteve për bashkëpunim më të mirë ekonomik.

U konstatua se të dyja shtetet nuk kanë çështje të hapura dypalëshe dhe se kjo mundëson bashkëpunim më të gjërë reciprok.

“Jemi të përcaktuar ti vazhdojmë dhe ti avancojmë raportet e mira miqësore dhe të partneritetin mes dy vendeve tona, si dhe për bashkëpunim të mirë me të gjithë fqinjët dhe në kuadër rajonal. Është mirë që udhëheqësit e shteteve në rajon janë të orientuara më shumë se kurrë në tejkalimin e çfarëdo çështjeve të hapura dypalëshe dhe për hapërim drejt ardhmërisë. Miqësitë dhe përforcimi i bashkëpunimit ekonomik do ta mundësojnë qëllimin tonë të madh, të motivojmë qytetarët e shteteve tona, veçanërisht të rinjtë, të mbeten, të jetojnë dhe të punojnë në vendlindjen e tyre. Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të kontribuojë në bashkëpunimin e mirë rajonal dhe integrimet evropiane”, tha Kryeministri Spasovski.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë për bashkëpunim më aktiv mes RMV-së dhe Bosnjës dhe Hercegovinës në pjesën e ndërlidhjes së odave ekonomike, në fushën e bujqësisë, për vendosjen e linjës ajrore të planifikuar e cila do të lehtësojë komunikimet mes të dyja vendeve dhe qytetarëve, për nxitjen e promovimit dhe bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe në të gjitha fushat tjera të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve.