Kryeministri Spasovski e pranoi kandidatin për ambasador të ardhshëm të vendit tonë në Danimark, Faton Bejta

Kryetari  i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut  Oliver Spasovski sot priti kandidatin për ambasador të ardhshëm të vendit tonë në Danimarkë, Faton Bejta.

Kryeministri Spasovski i uroi ambasadorin Bejta suksese në detyrat e tij në Mbretërinë e Danimarkës, me të cilën, siç tha Kryeministri, ne presim thellimin e marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Në takimin e Kryeministrit Spasovski me ambasadorin e ri në këtë vend Skandinav u theksua se ndër prioritetet për bashkëpunim midis dy vendeve është shkëmbimi i përvojave dhe potenciali për projekte të përbashkëta në planin e mbrojtjes së ambientit jetësor, ndërsa si sfera konkrete janë veçuar  mirënjohja e përbashkët e sigurimit social dhe të lejeve të vozitjes, që për vendin tonë është veçanërisht e rëndësishme për shkak të numrit të madh të qytetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në Danimarkë.

Vendosja e marrëdhënieve më të thella me Danimarkën për vendin tonë është e një rëndësie të veçantë dhe për faktin se ky vend është anëtar i Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh që pritet që vendime të rëndësishme për Maqedoninë e  Veriut në periudhën e ardhshme në lidhje me aspiratat për anëtarësim në BE, u konstatua  në takimin e Kryeministrit Spasovski me ambasadorin e ardhshëm Bejta.