Kryeministri Spasovski në konferencën e bashkësisë kroate në Maqedoninë e Veriut: Ne jemi model për shoqëri të suksesshme dhe funksionale të barabartë për të gjithë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, mbajti fjalim në konferencën “Statusi dhe pozita e pakicave kombëtare në Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ku e përmendi konceptim “Një shoqëri e barabartë për të gjithë”.

Në vazhdim ua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Spasovski:

Kam nderin e veçantë të përshëndes punën e konferencës “Statusi dhe pozita e pakicave kombëtare në Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Mysafirëve nga Kroacia u uroj mirëseardhje në vendin tonë, ndërsa pjesëmarrësve në këtë konferencë ju uroj punë të suksesshme dhe rezultate për edhe një kontribut serioz për avancimin e bashkësive etnike në vendet tona.

Jam i sigurt se kjo Konferencë do të sjell rekomandime nxitëse për pasurimin dhe përforcimin e dialogut dhe proceseve për bashkëpunim ndërmjet kulturave të ndryshme, qytetarët e të cilave do të ndjehen anëtarë të barabartë të shoqërisë. Gjithashtu jam i bindur se të dyja vendet, edhe Maqedonia e Veriut edhe Kroacia kanë çfarë të tregojnë lidhur me temën e konferencës.

Kroacia si anëtare e BE-së, dhe Maqedonia e Veriut si kandidate për anëtarësim një hap para fillimit të negociatave me BE-në, i kanë pranuar vlerat evropiane për respektim, solidaritet dhe mos bërjen e dallimeve mes pjesëtarëve të bashkësive etnike të ndryshme. Këto janë themelet për mirëkuptim ndërkulturor dhe me të cilat dëshmojmë se mund të bëhemi model për shoqëri të suksesshme dhe funksionale të barabartë për të gjithë.

Para fundit të vitit, vendi ynë solli strategjinë nacionale për zhvillimin e konceptit “Shoqëri e barabartë për të gjithë”. Në sjelljen e strategjisë i parapriu një debat i gjerë nga i cili dolën shumë sugjerime konstruktive për përforcimin e shoqërisë qytetare. I përfshimë ato sugjerime me respekt të plotë ndaj dallimeve sociale, etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore të të gjitha bashkësive etnike në vendin tonë si vlerë e veçantë dhe thelb i bashkësisë tonë shumë-kulturore.

Qëllimi kryesor i Strategjisë është kontributi ndaj avancimit të barazisë dhe integrimit të shoqërisë nëpërmjet dialogut ndërkulturor dhe ndërveprim ndërmjet kulturave të shumta të ndryshme dhe identiteteve, duke përfshirë edhe bashkësive etnike në vend. Ajo ka për qëllim harmonizimin e plotë dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare më të rëndësishme, si BE, Këshilli i Evropës dhe organet  e tij dhe përcaktimet politike të OSBE-së dhe “Udhëzimet nga Lubjana  për integrimin e shoqërive të ndryshme” të Komisionarit të lartë për pakica nacionale pranë OSBE-së nga viti 2012.

Të nderuar pjesëmarrës të konferencës “Statusi dhe pozita e pakicave kombëtare në Republikën e Kroacisë dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut”,
Unë jam përfaqësues i qëndrimeve se të drejtat e qytetarëve në shtetet demokratike gjithmonë mund të avancohen. Duke u nisur nga kjo, besoj se kjo konferencë do të jep drejtime për avancimin e të drejtave të qytetarëve në të dyja vendet siç u ngjan vendeve me miqësi tradicionale reciproke dhe partneritet të dëshmuar. Dallimet e shoqërisë sonë i llogarisim si përparësi e jona dhe do të vazhdojmë ti shfrytëzojmë në mënyrë pozitive, ti mësojmë pasardhësit tanë se solidariteti, toleranca dhe jodiskriminimi  në çdo bazë janë përfitime të cilat mund të na bashkojnë edhe më tepër.
Dua të falënderoj për ftesën dhe të përuroj punën e konferencën si dhe edhe njëherë ju uroj përfundim të suksesshëm dhe me vepra të dëshmojmë se çdo individ është i rëndësishëm në shoqërinë tonë.