Takim i Kryeministrit Zaev me Kryeministrin e Malit të Zi Markoviq: Marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe përforcim të bashkëpunimit, veçanërisht si aleatë të ardhshëm në NATO

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në Podgoricë u takuan me Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Në takim, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe miqësore mes dy shteteve, pa çështje të hapura.

Bashkërisht është konstatuar se rrumbullakimi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, në mënyrë shtesë do të kontribuojë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Janë ndarë edhe përvoja për rezultatet nga NATO integrimet, siç janë investime të reja, më shumë vende të punës, standard më i mirë jetësor.

Po ashtu, bashkë konkluduan se ardhmëria e tërë rajonit është në Bashkimin Evropian dhe se ky qëllim strategjik nuk ka alternativë. Në takimin u vlerësua se zgjerimi i BE-së është i patjetërsueshëm të vazhdojë, pasi ky është opsioni i qëndrueshëm për paqe, stabilitet dhe perspektivë të Ballkanit dhe të Evropës.

Kryeministri Zaev ka shprehur falënderim për përkrahjen e fuqishme nga Mali i Zi për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe për plotësimin e perspektivave të përbashkëta për BE, në pajtim me Procesin e Berlinit, gjë që e nxit bashkëpunimin mes të gjitha vendeve nga rajoni.

“Vazhdojmë me reformat dhe me politikat inkluzive, si në planin politik, ashtu edhe në planin e konceptit tonë. Vazhdojmë të japim argumente se vendi i ynë është në BE. Integrimet në BE dhe NATO për ne nuk kanë alternativë. proceset integruese veçmë japin rezultate në ekonomi, rroga, pensione më të larta, rritje të rrogës minimale për 90 euro, rritje të ndihmës sociale për 300 për qind”, tha Kryeministri Zaev.

Në takimi u bisedua edhe për bashkëpunimin e suksesshëm mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Malit të Zi në disa sfera me interes për qytetarët, mes të cilat edhe mbrojtja sociale. U potencua si shembull pozitiv përkrahja eksperte në zhvillimin e sistemit elektronik për ndjekje të një shfrytëzuesi në mbrojtjen sociale dhe në menaxhimin me rastin, në pjesën e punëtorit social familjar.