Kryeministri Zaev u takua me liderin e “Vetëvendosjes” nga Kosova Albin Kurti: Marrëdhëniet e mira dhe nismat e reja për bashkëpunim mes dy vendeve janë të një rëndësie të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe për çdo vend në rajon

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u takua me kryetarin e partisë “Vetëvendosje” të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

 

Në takim, ku morën pjesë deputetët, Muhamed Zeqiri nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deputetët e sapozgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu, u konfirmuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira mes dy vendeve dhe u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm që ka potencial t’i forcojë lidhjet dypalëshe në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

 

Gjatë bisedës si prioritete u ndanë projektet për lidhje infrastrukturore, ndër të cilat përveç autostradës Shkup-Bllacë, si veçanërisht të mirëpritura u dalluan lidhjet rrugore mes Tetovës dhe Prizrenit, si dhe kompletimi i kapaciteteve në pikën kufitare Jazhincë të cilat në masë të madhe do të lehtësojnë komunikacionin për qytetarët dhe  biznes iniciativat mes qyteteve të pjesës perëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit jugperëndimor të Kosovës.

 

Në takimin mes Kryeministrit Zaev dhe liderit të partisë “Vetëvendosje” nga Kosova, Albin Kurti, u theksua se ruajtja e marrëdhënieve të mira dhe nismave e reja për bashkëpunim mes dy vendeve, është me rëndësi të veçantë edhe për Ballkanin Perëndimor dhe për çdo vend në rajon veçmas në aspektin e aspiratave të përbashkëta për anëtarësim në BE.