Nga mbledhja e 161-të e Qeverisë: Më së voni për 6 muaj dy helikopterë për ndihmë të parë do të jenë falas në shërbim të qytetarëve; 210 punonjës shkencorë dhe të punësuar në 7 institucione do të marrin pagë më të lartë për 25%

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi informacionin për procedurën e zbatuar për zgjedhjen e ofertës më të favorshme për krijimin e një partneriteti publiko-privat për formimin e një organizate-platforme bashkëkohore si një bartës efikas të sistemit urgjent mjekësor të helikopterëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut (HEMS) dhe shërbimet e helokopterëve për kërkim dhe shpëtim (SAP) dhe e pranoi Propozim-vendimin  për zgjedhjen e një partneri privat për këtë aktivitet me SARHEMS SHPKNJ Shkup, kompani që plotësoi kushtet e  thirrjes publike.

Më së voni për  gjashtë muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes për partneritet publik-privat, kompania do të vë në dispozicion dy helikopterë të pajisur për dhënien e shërbimeve mjekësore për ndihmë të parë dhe për shërbime falas të kërkimit dhe shpëtimit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilat më së shumti  për 15 minuta duhet të arrijnë deri tek vendi  ku duhet të bëhet intervenimi.

Marrëveshja për Partneritetin Publik Privat partnerit privat i mundëson t’i paguajë shërbimet në  përputhje me modelin e tij të biznesit, ndërsa gjatë gjithë kohës së zgjatjes së marrëveshjes ka për obligim të paguajë kompensim për partneritetin e fituar për kryerjen e kësaj veprimtarie në shumë prej 10.000 euro, në kundërvlerë në denarë në Buxhetin e  RMV-së.

Dy helikopterët, heliodromet dhe pajisja tjetër për kryerjen e kësaj veprimtarie, në përputhje me marrëveshjen e PPP-së, pas skadimit të marrëveshjes në afat prej 8 vitesh, mbeten në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Informacionin dhe e përcaktoi nevojën për rritjen e pagave të punonjësve në institutet publike shkencore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për 25%  dhe pagesën e stazhit  dhe e obligoi  Ministrinë e  Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, bashkë me drejtorët e instituteve publike shkencore t’i harmonizojnë bazat ligjore për realizimin e këtij vendimi.

Duke filluar me pagesën e pagës për muajin tetor të vitit 2019, 210 punonjës shkencor dhe të punësuar në 7 institucione shkencore në vend do të marrin paga më të larta për 25 për qind.

Qeveria sot solli vendim që të rekomandojë grupin e punues për subvencione për  inventerë, ta kyç edhe Komunën e Kumanovës në listën e qyteteve për zbatimin e kësaj mase ose të ofrojë zgjidhje për mbështetjen e qytetarëve dhe institucioneve lokale për bashkëngjitje në sistemin e distribuimit të gazit në komunë.

Në këtë drejtim është edhe rekomandimi për gjetjen e zgjidhjes së shpejt për zëvendësimin e sistemit ngrohës ekzistues në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë me mundësitë për ngrohje me gaz  duke marrë parasysh futjen e gazifikimit në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë gjatë ndërtimit  të qendrës së re urgjente – kirurgjikale SP- Kumanovë.

Në atë drejtim është edhe rekomandimi për gjetjen e zgjidhjes urgjente për zëvendësimin e sistemit ekzistues të ngrohjes së Spitalit të Përgjithshëm Kumanovë me mundësi të ngrohjes së gazit, duke pasur parasysh prezantimin e planifikuar të gazifikimit në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë gjatë ndërtimit të qendrës së re urgjente - kirurgjikale të OB Kumanovë .

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e RMV-së, miratoi propozime dhe ndryshime të një sërë ligjeve në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shkak të harmonizimit paraprak me Ligjin për kundërvajtje.

Me këto harmonizime ne pjesën e politikës penale, në Ligjin për siguri në komunikacionin e  rrugëve janë paraparë ulje të dukshme të gjobave dhe ata do të sillen nga 15 deri në 250 euro si kufi më i lartë, përveç veprave të rrezikshme për jetë të cilat mbetën të njëjta dhe hiqet urdhri i detyrueshëm i pagesës, gjegjësisht të gjitha  urdhrat e pagesës do të jenë kundërvajtës.

Me ndryshimet përcaktohet vlefshmëria e patentë shoferit për shoferë të vjetër nga 70 në 75 vjet. Parashihet masa për marrjen e përkohshëm të një automjeti që shkakton shumë zhurmë dhe prish rendin publik si dhe automjetet me vlefshmëri të skaduar të licencës së trafikut.

Përveç dispozitave penale, rregullohet edhe pjesëmarrja e trotineteve elektrik në komunikacion me qëllim që të jenë të mbrojtur përdoruesit e tyre, por edhe të mbrohen qytetarët me dispozita të cilat nënkuptojnë përcaktim të vendit të lëvizjes së trotineteve, kufiri i moshës për drejtimin e këtij lloji të automjeteve,  si dhe detyrimi për përdorimin e mjeteve mbrojtëse.

Me ndryshimet tjera  veçohet vlefshmëria e vazhdimit të  afatit të patentë shoferit për shoferë të moshuar nga 70 në 75 vjet si dhe  masa për marrjen e përkohshëme të një automjeti që shkakton zhurmë të madhe dhe prish rendin publik, si dhe automjetet me vlefshmëri të skaduar të patentë shoferit  nga gjashtë ose më tepër muaj.

Me propozim të Ministrisë së Kulturës, Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për marrjen e masave urgjente për sigurimin dhe mbrojtjen e përmendores së kulturës  Akvadukt në Shkup dhe e angazhoi Drejtorinë për mbrojte të trashëgimisë kulturore si kompetente të organizojë  sigurim adekuat të këtij monumenti kulturor- historik,  si dhe të iniciojë proces për shpronësim të pronave përgjatësi Akvaduktit për shkak të të cilave është penguar mbrojtja e tërësishme e punëve dhe  punët konservative të restaurimit të objektit.

Qeveria e RMV-së në këtë mbledhje të 161, e miratoi Propozim- Ligjin e ri për garanci të RMV-së për detyrimet në bazë të Marrëveshjes së huas për financim shtesë të Projektit për ndërtimin e autostradës – aksit rrugor Kërçovë-Ohër, që do të lidhet mes Bankës Eksport-Import  të Kinës dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, në procedurë të shkurtuar dhe solli përfundim që ai duhet të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me nenin  170 të Rregullores së punës të Kuvendit.

Qëllimi i Propozim-Ligjit për garanci është tërheqja e fondeve të nevojshme për të përfunduar lidhjen e autostradës Kërçovë-Ohër për zgjidhje të përhershme të problemeve të identifikuara në kryerjen e punimeve deri më tani dhe të sigurojë trafik të shpejtë dhe të besueshëm në këtë rrugë të rëndësishme.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Propozim- vendimin për dhënien e lejes për themelimin e gjimnazit informatiko-matematikor në Shkup që do të fillojë me regjistrimin e nxënësve dhe mbajtjen e mësimit në fillim të vitit shkollor 2020/2021.