Kryeministri Zaev dhe Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në konferencë e përbashkët për shtyp: Konfirmimi i datës për fillimin e negociatave me BE-në është interes i përbashkët për Unionin dhe për Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, sot është nikoqir i Kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili së bashku me delegacionin nga Këshilli e vizitoi vendin në vigjilje të vendimit të pritur për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në në tetor.

Pas takimit dypalësh të të dyja delegacioneve, të Qeverisë dhe Këshillit Evropës, Kryeministri Zaev dhe Kryetari i KE-së, Tusk, u prononcuan për mediat.  

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim në tërësi, deklaratën e Kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev:

“Sot kemi nderin e veçantë të mirëpresim mikun e dëshmuar të vendit tonë, Kryetarin e Këshillit të Evropës, z. Donald Tusk. Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së RMV-së dhe në emër të qytetarëve të vendit tonë të shpreh falënderimin për mbështetjen dhe ndihmën gjatë mandatit të tij pesë vjeçar. Kryetari Tusk nuk lëshoi asnjë mundësi të afirmoj miqësinë në drejtim të vendit, aspiratave të Maqedonisë së Veriut që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian si dhe përkushtimin e tij në procesin e zgjerimit të BE-së.

Dëshira jonë e përbashkët është që deri në mbledhjen ardhshme të Këshillit të Evropës këtë miqësi dhe mbështetje të përbashkët ta kurorëzojmë me suksesin historik të përbashkët në tetor.

Së bashku, sepse ky është interes i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Kjo është periudha e një rëndësie të veçantë për arritjet e qëllimeve strategjike të vendit tonë me rëndësi afatgjate, thelbësore për qytetarët tanë.

Një nga këto qëllime është konfirmimi i datës për fillimin e negociatave me BE-në në tetor.

Në këtë drejtim, të gjitha përpjekjet tona janë të orientuara drejtë angazhimit të përforcuar dhe përkushtimit të tërësishëm drejtë sigurimit të mbështetjes së fuqishme nga vendet anëtare të BE-së për vendimin për fillimin e negociatave për aderim.

Pas dhjetë rekomandimeve pozitive të EK-së, konkluzionet optimiste të Këshillit në vitin 2018 dhe 2019 dhe rezultatet që i krijuam janë gjithnjë e më tepër se jemi të bindur që jemi të përgatitur t’i tejkalojmë të gjitha sfidat që i sjell procesi i negociatave aderuese.

Pritjet dhe ambiciet tona për Këshillin e BE-së më 15 tetor dhe Këshillin Evropian më 17-18 tetor, janë miratimi i vendimit për hapjen e negociatave për aderim, pa anulim të mëtejshëm.

Kryetari Tusk do të kryesojë me mbledhjen historike të Këshillit Evropian, ku liderët e shteteve anëtare të BE-së duhet të konfirmojnë këtë vendim. Prandaj sot, në detaje e njoftuam me të gjitha përpjekjet që i kemi bërë gjatë dy vite e gjysmë, por edhe në 15 vitet e kaluara si shtet kandidat për anëtarësim në BE, i cili tani pret të fillojë negociatat.

Presim që më pas do të vijojë thirrja deri te KE-ja për fillimin e përgatitjeve të kornizës negocuese për vendin tonë dhe të caktohet konferenca e parë ndërqeveritare e cila nuk ka pse të mos mbahet deri në fund ose fillim të vitit të ardhshëm.

Nuk kemi asnjë dyshim dhe e kemi tërësisht të qartë se me fillimin e negociatave aderuese hymë në një rrugë të thellë dhe transformuese deri tek qëllimi – anëtarësimi në BE. Ky rrugëtim transformues me perspektivë evropiane të qartë është fillimi i punës intensive për transportimin e vendit tonë, në përputhje me politikat dhe dispozitat e BE-së dhe në interes të qytetarëve.

 Ky proces është padyshim i dëshmuar si mjet i pazëvendësueshëm i cili gjeneron rrëfime pozitive dhe të suksesshme në vendet kandidate.

Përparimi i arritur i vendit është dukshëm, në agjendën reformuese në nivel të brendshëm dhe në marrëdhëniet e tij me fqinjët, si dhe në transformimin e tërësishëm demokratik që u arrit deri më tani. Obligimet për zbatimin e rezultateve të mëtutjeshme vazhdojnë, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës.

Në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane jemi tërësisht të angazhuar në zgjidhjen e sfidave me të cilat përballemi.  Në këto korniza e shohim edhe debatin për Ligjin për Prokurorin Publike.  Rasti “Zhvatja” është test i fuqishëm për gjyqësinë dhe suksesin e reformave.  Zgjidhja institucionale i këtij dhe të gjitha rasteve të ngjashme do ta dëshmoj pavarësinë  e sistemit të gjyqësorit dhe vullnetin e qartë politikë për luftë kundër korrupsionit. 

Kjo është mënyra evropiane, kjo është mënyra e shtetit ligjor dhe sundimit të së drejtës,” theksoi Kryeministri Zaev.

Me këto bindje, të nderuar qytetarë, sot pritëm dhe do të përcjellim mikun e sinqertë të RMV-së, Kryetarin e Këshillit Evropian, z. Tusk, me të cilin gjithsesi do të shihemi në Bruksel, muajin e ardhshëm, ku bashkërisht shpresojmë të ndajmë gëzimin për datën e shumëpritur për fillimin e negociatave me BE-në”.