Kryeministri Zaev dhe Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk në konferencën e përbashkët për shtyp: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka, tani është radha e liderëve të BE-së

Kryetari i Qeverisë  së RMV-së, Zoran Zaev, sot e pranoi në takim kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i cili së bashku me delegacionin e Këshillit vizitoi vendin, me çka të dy kishin fjalim para përfaqësuesve të mediave.

Kryeministri Zaev duke shprehur falënderim për mbështetjen dhe ndihmën gjatë mandatit të tij pesë vjeçar, theksoi se Kryetari i KE-së, Tusk, nuk lëshoi asnjë mundësi të afirmojë miqësin për vendin tonë, drejt aspiratave që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe veçanërisht ti përkushtohet procesit të zgjerimit të Unionit.

“Dëshira jonë e përbashkët është që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Evropës, këtë  miqësi dhe mbështetje të ndërsjellë ta kurorëzojmë me suksesin historik të përbashkët në tetor.  Bashkërisht sepse ky është interesi jonë i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian”, tha Kryeministri Zaev.

Në fjalimin e tij, Kryetari i Qeverisë theksoi se në periudhën e ardhshme të gjitha përpjekjet janë të orientuara drejt angazhimit të përforcuar dhe përkushtimit të tërësishëm për sigurimin e mbështetjes së fuqishme nga vendet-anëtare të BE-së, ndërsa presim miratimin e vendimit për hapjen e negociatave për aderim pa anulim të mëtejshëm.  Ai shtoi se   mbledhja historike  e Këshillit të Evropës ku liderët e shteteve anëtare të BE-së duhet të konfirmojnë këtë vendim do të kryesohet nga Kryetari Tusk.

“Në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane jemi tërësisht të angazhuar në zgjidhjen e sfidave me të cilat përballemi.  Në këto korniza e shohim edhe debatin për Ligjin për Prokurorin Publike.  Rasti “Zhvatja” është test i fuqishëm për gjyqësinë dhe suksesin e reformave.  Zgjidhja institucionale i këtij dhe të gjitha rasteve të ngjashme do ta dëshmoj pavarësinë  e sistemit të gjyqësorit dhe vullnetin e qartë politikë për luftë kundër korrupsionit.  Kjo është mënyra evropiane, kjo është mënyra e shtetit ligjor dhe sundimit të së drejtës,” theksoi Kryeministri Zaev.

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk në fjalimin e tij para mediave dërgoi fjalë të lavdërueshme për përpjekjet dhe përparimin e Maqedonisë së Veriut në marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Kryetari Tusk e theksoi pjesëmarrjen dhe ndihmën e Maqedonisë së Veriut në menaxhimin e me krizën e emigrantëve, arritjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë si dhe Marrëveshjen me Bullgarin, duke thënë se Maqedonia e Veriut u bë kampion në racionalizmin politik dhe duke i vlerësoi pozitivisht përpjekjet për sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Kryetari Tusk, shtoi se qëndrimi i tij personal është se vendi ynë bëri gjithçka për marrjen e datës për fillimin e negociatave dhe tha se tani është radha e liderëve evropian, duke shtuar se në Bruksel  nuk ekziston dyshim për përpjekjet e Qeverisë për sundimin e së drejtës dhe se Maqedonia e Veriut dha maksimumin.

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, në konferencën për shtyp në fund të fjalimit të tij tha se Shkupi është vendi më i mirë nga ku dëshiron ti ftoj liderët e Bashkimit Evropian që të kryejnë punën e tyre.