Takimi i Kryeministrit Zaev me deputetin e posaçëm të Kryeministrit kanadez, Dion: Avancim në fushat kyçe, mbështetje nga Kanadaja për politikat progresive dhe evropiane dhe integrimet e vendit në NATO

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Stefan Dion, deputet i posaçëm i Kryeministrit kanadez për Bashkimin Evropian dhe Evropën. 

Në takim u përcoll mbështetja e Kryeministrit kanadez, Xhastin Trudo për politikat progresive të Kryeministrit Zoran Zaev, të cilat siç vlerësohet tregojnë avancim në fushat kyçe, siç janë përpjekjet për sundimin e së drejtës, ekonomisë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. 

U shpreh mbështetja e Kanadasë, si një nga partneret më të mira të BE-së në procesin e integrimeve evropiane të RMV-së, që kur Kanadaja dha mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, nëpërmjet tani më Protokollit të ratifikuar për anëtarësim në NATO. 

U konstatua rëndësia e vazhdimit të proceseve eurointegruese për vendet e Ballkanit, të cilat punojnë në zbatimin e vlerave evropiane, si kontribut në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit, si dhe vetë BE-së, por edhe në emër të respektimit të parimit të vlerësimit të punës së bërë dhe meritave.

“Nëpërmjet konsensusit i votuam reformat kyçe në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, administratës publike, luftës kundër korrupsionit. Sot edhe me shembull konkret e tregojmë përcaktimin tonë të fuqishëm për ballafaqim me korrupsionin dhe zbatimin e ligjit njëjtë për të gjithë. Presim që edhe për Ligjin e rëndësishëm për prokurori publike, deri në fund të muajit gusht, të gjendet zgjidhje e përbashkët. Integrimet në NATO tani më po reflektojnë në rritjen e ekonomisë. Pritjet tona janë se në tetor, BE do ta mundësojë hapin tonë të ardhshëm në integrimet, me çka vendi do të marrë motivimin e rëndësishëm që të vazhdojë përpara në rrugën e drejtë”, tha Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë, Zaev shprehu mirënjohje deri te Kryeministri i Kanadasë, Trudo dhe deputeti i posaçëm, Dion, për mbështetjen e Kanadasë në proceset euroatlantike dhe për mbështetjen parimore të Kanadasë në të gjitha proceset demokratike të deritanishme. 

Në takim u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për mundësinë e investimeve të reja të Kanadasë në RMV. Në këtë drejtim u diskutua për përforcimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore që mundëson këto investime. 

Bashkërisht u konstatua se RMV dhe Kanadaja janë vende miqësore, të cilat ndajnë vlera të njëjta demokratike dhe zhvillimore  dhe se ky potencial është bazë për zgjerimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.