Pjesa më e madhe e anëtarëve të Qeverisë së RMV-së një pjesë të pushimit vjetor do ta shfrytëzojnë në dhjetë ditët e para të muajit gusht

Për shkak të interesimit të mediave, në bashkëngjitje të kësaj kumtese janë informacionet për pushimet vjetore të anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev një pjesë të pushimit vjetor do ta shfrytëzojë në ditët pas festës së Ilindenit, më 2 gusht. Kryeministri Zaev dhe familja e tij ditët e pushimit do t’i kalojnë në Ohër dhe në Greqi.

Zëvendëskryetarja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska këtë vit pushimin vjetor do ta nis nga data 25 korrik deri më 5 gusht dhe do të kalojë pushim aktiv në Skandinavi.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nuk ka vendosur se a do të shkojë dhe ku do të shkojë, ndërsa zëvendëskryetari i ngarkuar për Çështje ekonomike, Koço Angjushev vetëm disa ditë të pushimit do t’i kalojë në Greqi në fillim të muajit gusht.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani planifikon që pushimin vjetor ta realizon nga 2 deri më 10 gusht, ndërsa si destinacion e zgjodhi Shqipërinë.

Zëvendëskryetari dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive, Sadulla Duraku deri më tani nuk ka deklaruar planin e tij për këtë pushim vjetor.

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov akoma nuk ka vendosur a do të shfrytëzojë pushimin vjetor, njëjtë si dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministrja Deskoska një periudhë të caktuar të pushimit vjetor do ta kalojë në Ohër, por tani për tani pa data të caktuara për shkak të bisedimeve në vijim për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski do të shkojë në pushim një javor nga data 4 deri më 11 gusht, por destinacioni ende nuk dihet.

Edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi një pjesë të pushimit do ta shfrytëzojë në javën e parë të  muajit gusht. Me familjen ende nuk kanë vendosur për destinacionin e mundshëm,

Pjesa e parë e muajit gusht është plani për pushimin edhe të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, gjithashtu pa destinacion të caktuar.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në fillim të gushtit do të shkojë në Itali, ndërsa ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska, me familjen do të udhëtojë në Turqi.

Jashtë vendit, një pjesë të pushimit vjetor do ta shfrytëzojë edhe ministri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi, si dhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili i cili do të kalojë disa ditë në Shqipëri dhe Ohër.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski nuk do të shkojë në pushim vjetor, ndërsa ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor do të shkojë në Greqi në periudhën prej datës 9 deri më 18 gusht.

Gjysmën e parë të muajit gusht, në pushim do të shkojë edhe ministri pa portofol i ngarkuar për Komunikime, Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski, si dhe ministri pa portofol i ngarkuar për Diasporën, Edmond Ademi i cili këtë vit do të qëndrojë në Greqi për 7 ditë.

Ministri pa portofol i ngarkuar për Implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve, Muzafer Bajram një pjesë të pushimit vjetor, në fillim të gushtit do ta kalojë në një nga vendet e rajonit.

Ministrja pa portofol e ngarkuar për investime të huaja, Zorica Apostollska gjithashtu do të shfrytëzojë pushim të shkurtër në fillim të muajit gusht, tani për tani nuk dihet ku, përderisa ministri pa portofol i ngarkuar për investime të huaja, Elvin Hasan pushimin e tij vjetor do ta kalojë në Turqi, ku do të shkojë më 31 korrik.

Ministri pa portofol i ngarkuar për investime të huaja, Bardhyl Dauti, pushimin vjetor do ta kalojë në Shqipëri nga data 1 shtator.