Kryeministri Zaev në takim me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor, Linda Van Gelder: Banka Botërore është partner i rëndësishëm në zbatimin e reformave

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi sot kanë realizuar takim me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor, Linda Van Gelder dhe me drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Evropën dhe Azinë Qendrore, Marko Mantovaleli.

 

Në takim u potencua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Bankën Botërore në drejtim të intensifikimit të saj në realizimin e projekteve të përbashkëta në të cilat është vendosur bashkëpunim edhe të proceseve reformuese për përforcimin e ekonomisë, sigurisë sociale dhe kapaciteteve institucionale në shtet.

 

Kryeministri Zaev nënvizoi përpjekjet e fuqishme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ballafaqim me ekonominë gri, gjegjësisht evazionin tatimor dhe në këtë drejtim tha se zbatimi i masës TVSH-ja ime përmes së cilës 15 për qind e TVSH-së kthehen te qytetarët jep rezultate  pozitive në atë drejtim, qytetarët tregojnë ndërgjegjësim dhe interes të kërkojnë kupona tatimorë  dhe ta paraqesin punën e paligjshme të subjekteve të caktuara juridike, që paraqet sinjal të mirë për suksesin në realizimin e kësaj mase.

 

 “Ndodhemi në një periudhë të rëndësishme për vendin tonë kur e përmbyllim anëtarësimin tonë në NATO. Duhet ta shfrytëzojmë këtë periudhë të volitshme për zhvillimin e ekonomisë, kur shënojmë rezultate të shkëlqyera financiare të konfirmuara edhe me numrat statistikorë. Filluam me realizimin e masës TVSH-ja ime për kthimin e 15 për qind të TVSH-së te qytetarët, me të cilën qytetarët drejtpërdrejt marrin pjesë në përforcimin e ekonomisë vendore. Stabiliteti financiar makroekonomik dhe parametrat e rritjes i konfirmojnë performansat e mira  të ekonomisë. Fondi Pensional është stabil, ka rritje të pagesës të kontributeve sociale si rezultat në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjes së pagave. Fuqimisht jemi të përcaktuar  për luftën kundër ekonomisë gri dhe korrupsionit dhe për përforcimin e gjyqësorit si parakushte të rëndësishme  për tërheqjen e investimeve të reja. Banka Botërore  është partneri i ynë strategjik në zbatimin e të gjitha reformave të planifikuara”, tha kryeministri Zaevi.

Për periudhën e ardhshme kryeministri Zaev paralajmëroi se do të vazhdojnë politikat për  rritjen e pagave me çfarë do të krijohen kushte edhe për rritje reale të pensioneve konform pritjeve për rritjen e të ardhurave në Fondin Pensional krahas harmonizimit të rregullt ligjor të pensioneve me shpenzimet për jetesë.