Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadoren e Lituanisë Kairiene: Ka arritje në fushat kyçe, mbështetje për datën për fillimin e negociatave me BE-në në tetor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Rasa Kairiene, ambasadore e Republikës së Lituanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila përfundon mandatin.

Në takim u përshëndetën arritjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, veçanërisht nëpërmjet Marrëveshjes së Prespës së arritur, si dhe në pjesë e reformave. U konstatua se vendi ynë meriton progres në integrimet, prandaj Republika e Lituanisë është midis vendeve të para që ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Është shprehur edhe mbështetje për marrjen e datës për fillimin e negociatave të vendit tonë me BE-në në tetor, në mënyrë që të mbahet motivimi për ndryshime pozitive që po ndodhin në vend në fushat kyçe të rëndësishme për BE-në.

“Reformat japin rezultate, për të cilat ka vlerësime pozitive në Raportin e BE-së, por ato janë gjithashtu të rëndësishme edhe për qytetarët e vendit tonë. Tanimë kemi rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit dhe në fushën e forcimit të sistemit gjyqësor.

Vlerësojmë se është e mundur që deri në dhjetor vendi ynë të jetë anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe se në tetor do të marrim datën e merituar për fillimin e negociatave me BE-në, e cila do të jetë një inkurajim i madh për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për perspektivat evropiane të të gjithë rajonit , tha Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë, Zaev u falënderua për mbështetjen miqësore dhe principiele të Lituanisë dhe ftoi Kryeministrin e Lituanisë ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. U potencua mbështetja e Lituanisë mes ekspertëve në programet e binjakëzimit të BE-së, që do të vazhdojë në të ardhmen. U ndanë eksperienca nga rezultatet e integrimeve euroatlantike në Lituani, të shprehura përmes dëshirës së qytetarëve për të jetuar dhe punuar në vendin e tyre, edhe me kthimet nga jashtë, për shkak të perspektivave të hapura.

Në takim u shpreh një vendosmëri për zhvillimin e bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Lituanisë në fushën e ekonomisë dhe turizmit, bujqësisë, teknologjive informative, bioteknologjive. U diskutua edhe për nxitjen e bashkëpunimit më intensiv midis dhomave të biznesit të të dy vendeve dhe vënies në praktikë të përvojave pozitive nga Lituania të zbatueshme në vendin tonë.