Nga mbledhja e 139-të e Qeverisë: Të gjitha institucionet do të punojnë rajoni i Ohrit të mbetet nën mbrojtjen e UNESKO-s; U dha leje për rikonstruksionin e konviktit të studentëve “Stiv Naumov”; Viktor Dimovski – drejtor i ASK

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi informatën për veprim sipas rekomandimeve të UNESKO dhe vendosi të vazhdoj me përmbushjen e rekomandimeve relevante dhe vendimeve të UNESKO-s, në mënyrë që të ruajë statusin e trashëgimisë botërore të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit.  Me këtë rast, Qeveria angazhoi Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për Çështje Ekonomike, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të formojnë një grup pune të përbërë nga funksionarë nga të gjitha institucionet gjithëpërfshirëse e cila do të veprojë sipas  vërejtjeve të UNESKO-s për analizën e rrugës alternative të hekurudhës përgjatë Korridorit 8, si dhe rrugën nga autostrada A2 Trebenishtë- Strugë, në përputhje me konstatimet e Misioni Monitorues Rekreativ dhe rekomandimet relevante të UNESCO-s.

Propozim-vendimet duhet të dorëzohen në Qeveri më së voni deri më 15 janar 2020. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e obliguar që në bashkëpunim me Parkun nacional Galiçica  dhe komunat  Ohër, Strugë dhe Debarcë të përpilojë një inventar të ndërtimeve të paligjshme në rajon dhe të njëjtin t’ia dorëzojë Qeverisë, më së voni deri më 1 shtator të këtij viti.

Ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e  Kulturës janë të obliguara të përpilojnë Propozim plan për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit, të harmonizuar me Qendrën për trashëgimi botërore të UNESCO-s, dhe i njëjti të dorëzohet në Qeveri për miratim më së voni deri në fillim të  dhjetorit të vitit 2019.

Njëkohësisht, Qeveria inkurajoi fuqimisht komunat Ohër dhe Strugë që t’i përmbushin rekomandimet të UNESCO, me qëllim përfundimtar që rajoni i Ohrit edhe më tej të mbetet nën mbrojtjen e UNESCO.

Në mbledhje, Qeveria e obligoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të zbatojë procedurë për rindërtimin e Konviktit studentor në lagjen e studentëve “Stiv Naumov” në Shkup, në afat sa më të shkurtër, duke marrë parasysh informacionin e pranuar për situatën e krijuar, në lidhje me mospërputhjet dhe parregullsitë e caktuara në ndërtesën 1 në lagjen e studentëve “Stiv Naumov” në Shkup, gjatë kryerjes së inspektimit nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Sipas informatës, e cila me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, sot e miratoi Qeveria, janë bërë përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Në kuadër të përgatitjeve, janë duke rrjedhur bisedime për definimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në disa fusha, edhe atë: transporti dhe infrastruktura, tregtia dhe zhvillimi ekonomik, bashkëpunimi me diasporën, çështjet e brendshme, drejtësia, bujqësia, pylltaria dhe menaxhimi me ujërat, shëndetësia, kultura, arsimi.

Mbledhja ndërqeveritare do të mbahet në Shkup. Datën, sipas agjendave të tyre, duhet ta përcaktojnë kryeministrat e të dyja vendeve, Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj.

Duke pasur parasysh se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull në rajon sa i përket  përpjekjeve për përmirësimin e gjendjes së romëve, Qeveria nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm do të bëjë thirrje për shtypjen e botimeve shtesë të gramatikës në gjuhën rome dhe fjalor në gjuhën maqedonase-rome.

Në përputhje me Strategjinë e Romëve 2014-2020 një nga postulatet e këtij dokumenti, si dhe një nga prioritetet kryesor të të njëjtit është zhvillimi  dhe promovimi i kulturës, gjuhës dhe traditës rome. Shtypja e këtyre dy publikimeve në mënyrë të drejtpërdrejt do të kontribuojë drejt realizimit të këtij qëllimi. Fjalori i gjuhës maqedonase-rome prej 800 faqesh do të botohet në 500 kopje, ndërsa gramatika e gjuhës rome prej 300 faqesh – në 1000 kopje.

Në këtë mbledhje u pranua Informacioni për progresin e aktiviteteve në realizimin e Planit të Veprimit për futjen e vaksinimit për mbrojtje nga pneumokoku dhe virusi rota. Njëherit, gjatë këtij muaji deri tek shërbimet për imunizim do të distribuohen 90 mijë doza nga të dyja vaksinat.  Duke filluar nga muaji i ardhshëm, prindërit që duan  fëmija i tyre të pranojë ndonjërën nga këto vaksina, do të kenë mundësi për këtë. Sipas Organizatës Botërore për Shëndetësi, vaksina kundër Streptococcus pneumoniae i mbron fëmijët nga sëmundjet e rënda, si pneumonia, otitis dhe meningjiti. Me futjen e  vaksinës kundër Rotavirus, vlerëson OBSH se fëmijët do të jenë të mbrojtur nga forma e rëndë e diarresë, si dhe nga komplikimet e shkaktuar nga i  njëjti.

Me propozim të Ministrisë së Arsimit, Qeveria prolongoi implementimin e planeve arsimore dhe programet për vitin e parë të arsimit të mesëm-gjimnaze, arsimit të mesëm profesional katërvjeçar dhe arsimit të mesëm profesional trevjeçar, gjegjësisht programin Kembrixh, për vitin shkollor 2020-2021.

Qeveria në mbledhjen e 139-të të rregullt për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare emëroi Viktor Dimovskin, sekretar shtetëror i deritanishëm në Ministrin e Punëve të Jashtme.

Njëkohësisht, Qeveria e konstatoi dorëheqjen e drejtorit të burgut hetues- Shkup, Gjoko Kotevski. Me propozim të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve për u.d drejtor të këtij institucione u emërua Esad Rahiq, magjistër në shkencat e sigurisë dhe ish kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Kundërzbulim, si dhe ish-kryetar i Komitetit për Mbrojte dhe Siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.