Takim i Kryeministrit Zaev me Kryeministrin çek, Babish në kuadër të vizitës zyrtare në vend: Republika Çeke qëndron pas Republikës së Maqedonisë së Veriut që ti nis bisedimet me BE-në.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spaosvki, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe zëvendësministri për Punë të Jashtme, Andrej Zhernovski, sot patën takim në nivel zyrtar me delegacionin qeveritar çek, të udhëhequr nga Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish.

 

Është shprehur mbështetje publike nga Republika Çeke për Republikën e Maqedonisë së Veriut që të marr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Në konferencën për shtyp, Kryeministri Çek Babish tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka që është e mundshme që Republika e Maqedonisë së Veriut sa më shpejt të fillojnë negociatat me BE dhe të bëhet anëtare. Kryeministri Babish konstatoi se ka ardhur deri tek momenti kyç për shtetin tonë, 9-të ditë para Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shprehi bindjen se Këshilli do të vërtetoj hapjen e bisedimeve me BE-në. Ai vlerësoj se shteti ynë i ka dorëzuar të gjitha kushtet politike, ku siç i theksoi këtu edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe se politikanët evropian tani duhet të mbajnë fjalën. Për Kryeministrin Babish, Republika e Maqedonisë së Veriut, është vendi më i mirë kandidat për BE dhe fillimi i negociatave për vendin tonë me BE e pret i gjithë rajoni dhe kjo është me rëndësi edhe për Evropën. Kryeministri Babish, në konferencën për shtyp paralajmëroi se do të kërkoj nga Kuvendi në Çeki që së shpejti të ratifikohet edhe Marrëveshja për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe pret nga shteti ynë që në Samitin në dhjetor të Aleancës, të bëhet anëtare e barabartë e 30-të.

Kryeministri Zaev, në konferencën për shtyp tha se  “kjo është vizitë e rëndësishme zyrtare të miqve të madhej të shtetit tonë, Kryeministri Andrej Babish dhe përfaqësues të Qeverisë së Republikës Çeke,” si dhe “vizita është në momentin e duhur, kur Republika e Maqedonisë së Veriut, e konfirmon,forcon dhe zhvillon miqësitë e sinqerta me partnerët tanë nga bashkësia ndërkombëtare”.

“Dua të shpreh falënderim, pas takimet që pata me kolegun tim Andrej dhe delegacionin çek, për mbështetjen që e marrim me çka këtë verë të fitojmë datën për fillimin e negociatave. Fokusi i vendit tonë, por edhe i gjithë rajonit dhe të Evropës është ne realizimin e konkluzioneve nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2018, të cilët e vendosën rrugën drejt hapjes së negociatave ne qershor të vitit 2019. Ja ku është qershori. Komisioni Evropian në Raportin e këtij viti për përparimin e shtetit, dha rekomandim të kristaltë për fillimin e bisedimeve. Pa modesti, vlerësimi që vendi ynë është një shembull i shkëlqyeshëm për gjithë rajonin por edhe Evropën është i merituar. Punuam. Së bashku me miqtë tan, Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë i tejkaluam steriotipet për zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme dypalëshe, duke u nisur nga pikat fillestare pse diçka nuk mundet. Vendosëm politika të reja të së mundshmen, progresive dhe udhëheqëse. Marrëveshja e Prespës sot është më shumë se zgjidhje të mosmarrëveshjes së gjatë në mes dy vendeve. Marrëveshja e Prespës është model për zgjedhje të marrëdhënieve dypalëshe të bazuara në dialog-vlera kyçe evropiane e cila siguron unitetin, ajo në të cilën është vendosur edhe vetë BE.

Prandaj, vendosja e datës për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në, këtë verë do të thotë jo vetëm një shpërblim për shtetin tonë por edhe një parim i BE-së.

Vendimi i ardhshëm i Bashkimit Evropian, që të jap datë për fillimin e negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE është një nevojë për shtetin tonë, për Ballkanin Perendimor dhe BE” tha Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se "kjo do të thotë respektimin e meritës individuale dhe motivimit për të ecur përpara drejt vlerave dhe jo që të kthehemi pas drejt nacionalizmit dhe populizmit".

"Kjo do të inkurajojë udhëheqësit e tjerë në rajon që të mbyllin çështje të hapura në mënyrë që të arrijnë të ardhmen në BE dhe të zhvillohen në mënyrë demokratike.

Do të thotë energji e re për një fokus të fortë në ekonominë, perspektiva në investimeve, bashkëpunimin rajonal dhe mundësitë për të rinjtë për të parë të ardhmen e tyre në vendlindje, në vend që të shpërngulen në vendet evropiane.

Dhe kjo do të nënkuptojë fillimin e një stabilizimi më të gjerë, i cili ka pritur për dekada e tëra Evropa dhe Bota, por edhe vetë Ballkanin.

Ja mundësia.

Unë dërgoj nga ky takim sot mesazhin se kemi dorëzuar gjithçka që kërkohej prej nesh - tani është në radhë BE-së për të ofruar, tha kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev shprehu shpresën për realizimin e plotë të integrimeve të NATO-s këtë vit dhe theksoi se integrimi për shtetin tonë do të thotë zhvillim ekonomik.

- Do të ishte mirë në qoftë se procedurat për ratifikim në të gjitha vendet anëtare përfundojnë para Samitit të NATO-s në dhjetor të vitit 2019 në Londër. Ai do të jetë lajm i mirë edhe për ne dhe një mundësi simbolike për Aleancën, 70-vjetorin e themelimit të NATO-s ta shënojë me mirëseardhjen zyrtare të shtetit anëtarë të 30-të. Por,  pa marrë parasysh se kur do të përfundojnë formalitetet, është e qartë se Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë vendi i 30-të anëtar i NATO-s.

Dua të theksoj se Republika e Maqedonisë së Veriut i zbatoi reformat në katër fushat kyçe: sundimi i së drejtës, shërbimet e sigurisë, anti-korrupsioni, administrata publike. Jemi në rrugën që këtë vit të integrimit 2019, të cilin e presim tri dekada që ta bëjmë një vit ekonomik, për të cilin kontribut të rëndësishëm kanë perspektivat e hapura në NATO dhe BE.  Numri rekord i investimeve të huaja, prej 625 milionë eurosh, tani më i dha rezultatet e para të dukshme, rritje e BPP-së prej 4.1% dhe ulje e re e papunësisë për 4.8%.

Jam veçanërisht i kënaqur që tashmë ka njoftime për investimet potenciale të Çekisë. Kompania ÇEK LOKOTRANS do të fillojë me realizimin e investimit të njoftuar në Qendrën rajonale për logjistikë dhe distribuim, me seli në Shkup, për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.  Investimi është në fushën e infrastrukturës hekurudhore me  vlerë të përgjithshme prej 20 milionë euro.

Kjo tregon se para nesh ka një hapësirë e madhe për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik dhe përforcim të shkëmbimit tregtar”, theksoi kryeministri Zaev.

Ai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të policisë dhe i shprehu falënderim  Çekisë për donacionet e dhëna MPB-së për rreth 4 milionë euro dhe për përkrahjen e vazhdueshme të policëve çekë në procesin e monitorimit dhe kontrollit më të suksesshëm në kufirin jugor.

Në konferencën për shtyp u realizua takim dypalësh ndërmjet delegacioneve qeveritare të të dy shteteve, si dhe takim tet e tet midis kryeministrave Zaev dhe Babish. Në mënyrë të përbashkët u konkludua se ekzistojnë mundësi për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, në sferën e bujqësisë dhe shëndetësisë.

Delegacioni i Çekisë u prit me mikpritje miqësore sipas procedurës zyrtare, pas së cilës vijoi drekë e përbashkët.