Kryeministri Zaev dërgoi urime me rastin e Ditës Nacionale të Vllehve: Bashkëqytetarët tanë vlleh, kanë qenë dhe mbeten pjesë e fuqishme e shoqërisë sonë të përbashkët, në të cilën thellimi i unitetit, tolerancës së ndërsjellë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me rastin e 23 Majit, Ditës Nacionale të Vllehve, dërgoi urime deri te pjesëtarët e komunitetit  vlleh. Urimin ua përcjellim në tërësi:

 

“Sot të gjithë ne festojmë 23 Majin- Ditën Nacionale të Vllehve, si  festë e rëndësishme për t’i rikujtuar aspiratat shekullore të Vllehve për rruajtjen dhe promovimin e gjuhës së tyre, kulturën dhe traditën.

 

Gjithë populli vlleh dhe personalitete të shquara të vllehve morën pjesë në kapitujt më të rëndësishëm të historisë sonë të gjatë dhe jashtëzakonisht të pasur, në të cilën vllehët gjithmonë kishin një vend të rëndësishëm në luftën për liri, shtetësi dhe pavarësi të vendit tonë.

 

Bashkëqytetarët tanë vlleh kanë qenë dhe mbeten edhe më tej pjesë e fuqishme e shoqërisë sonë të përbashkët në të cilën, thellimi i unitetit, tolerancës së ndërsjellë, besimit dhe respektit për specifikat, sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në vendin tonë.

 

 

Urime 23 Majin- Dita Nacionale e Vllehve!”.