Kryeministri Zaev: Qeveria është e përkushtuar për zbatimin e refomave në arsim që janë të rëndësishme për sigurimin e një jete cilësore për të rinjtë dhe nxitje të rritjes ekonomike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryetari  i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve të ekonomisë, Koço Angjushev, ministri i  Financave Dragan Tevdovski, ministri  i Arsimit dhe Shkencës , Arbër Ademi, bashkë me përfaqësuesin e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Benxhamin Perks, morrën pjesë në ngjarjen “Qëllime për zhvillim të qëndrueshëm: Debat publik – Vizion i qartë për arsim cilësor".

 

Duke folur për rëndësinë e reformave në arsim, Kryeministri Zoran Zaev theksoi se Qeveria është e përkushtuar në zbatimin e reformave në arsim, të cilat kanë  rëndësi të madhe për sigurimin e një jetë cilësore për të rinjtë, nxitjen dhe rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e ekonomisë sonë të përgjithshme.

“Në Programin e punës të Qeverisë, premtuam se nuk do t’i përfshimë projektet e përshpejtuara dhe jofunkcionale, por masat dhe reformat në procesin arsimor do t’i aprovojmë me mbajtjen e debateve publike me të gjitha palët e interesuara. Sot bisedojmë publikisht për interest e mësuesve, nxënësve, profesorëve, prindërve të tyre.

Ne, si Qeveri, respektojmë praktikat bashkëkohore evropiane, sipas të cilave shtyllat themelore dhe më të rëndësishme të shoqërisë janë sigurimi i arsimit të rregullt gjithëpërfshirës, jodiskriminues dhe cilësor për ë gjithë fëmijët pa përjashtim, kryesisht për nxënësit me nevoja të veçanta dhe nxënësit e kategorive të tjera me nevoja të veçanta”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

Zëvendëskryeminisrti për çështje ekonomike, dr. Koço Angjushev, theksoi se krijimi i arsimit cilësor është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se arsimi është një nga pjesët kyçe të jetës ekonomike dhe se krijimi i arsimimit cilësor dhe adekuat, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, është vendimtar për zhvillimin e mëtejshëm të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm të vendit.

Duke folur për “Pasqyrën e OEDC për evaluimin dhe vlerësimin e arsimit në Maqedoninë e Veriut”, që u prezantua në debat, me të cilin analizohet periudha nga viti 2000-2015, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, tha se analiza vjen në moment shumë të rëndësishëm kur rishikohet futja e vlerësimit të ri kombëtar, qëllimi kryesor i të cilit do të jetë tu ndihmojë shkollave të zhvillojnë mësimdhënie më cilësore dhe do të shërbejë në krijimin e politikave të mëtejshme që, siç tha ai, prej tani do të bazohen vetëm në dëshmi të grumbulluara dhe analizuar me kujdes.

Për sfidat dhe mundësitë e financimit të arsimit, ministri i Financavet, Dragan Tevdovski, theksoi se në mënyrë shtesë perms Buxhetit financohet edhe veprimtaria hulumtuese-shkencore në drejtim të zgjerimit dhe avancimit të vazhdueshëm, koordinimit të subjekteve për kryerje të veprimtarisë hulumtuese-shkencore, avancimit të bashkëpunimit vendas dhe ndërkombëtar në transferimin e njohurive, hulumtimeve dhe trajnimit dhe rritje të produktivitetit të punës dhe aftësisë konkuruese kombëtare në hapësirën globale.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Benxhamin Perks, theksoi se analiza e bërë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe OECD tregon për një numër arsyesh, duke përfshirë edhe vitet e refomave që nuk janë ndërtuar në bazë të dëshmive dhe nuk janë fokusuar në nevojat reale dhe individuale të nxënësve, që çoi në demotivimin e fuqisë punëtore në arsim.

 

“Të gjitha hulumtimet tregojnë se nxitësi kryesor i rezultateve të mira arsimore është cilësia dhe kompetenca e mësimdhënies. Ky duhet të jetë prioriteti ynë kolektiv  për investim: përkrahje dhe motivim i mësuesve të shfrytëzojnë intelektin e tyre, mençurinë, intuitën dhe kreativitetin e tyre”, theksoi përfaqësuesi i UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Benxhamin Perks.

 

Në fund të debatit publik të sotëm  “Vizion i qartë për arsim cilësor”, me propozime dhe sugjerime konkrete në diskutim u përfshinë edhe përfaqësuesit e institucioneve arsimore, organizatat ndërkombëtare, palët e interesuara dhe palët e tjerë që dëshirojnë të kontribuojnë në suksesin e reformave arsimore.