Kryeministri Zaev dhe Eurokomesari Han nga forumi ekonomik i Vjenës: Stabiliteti dhe siguria politike si dhe përparimi i Maqedonisë së Veriut në të gjitha sferat, hap mundësi për investime të reja

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot në Vjenë pati fjalimin e tij hyrës në hapjen e forumit ekonomik të Vjenës, bisedat ekonomike të Vjenës – perspektiva të reja për Maqedoninë e Veriut. Përveç Kryeministrit Zaev, fjalime hyrëse patën edhe dr. Arnlodner, drejtor ekzekutiv i A1 Telekom Austria Group dhe anëtar i Bordit të forumit ekonomik të Vjenës, si dhe Johanes Han, eurokomesar për zgjerim dhe politika për fqinjësi të mirë.

 

Duke i falënderuar të gjitha palët e përfshira që këtë vit forumi ekonomik i Vjenës mbahet për shqyrtimin e mundësive për investime, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Zaev theksoi se Austria është aleat i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në integrimet euroatlantike.

 

Në fillim Kryeministri Zaev theksoi se gjatë 10 viteve të kaluara Austria ishte një nga investitorët më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut me 392,2 milionë euro, që është 13.2% nga investimet e përgjithshme të drejtpërdrejta të huaja në shtet.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij foli për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve presidenciale, si dhe për Marrëveshjen e Prespës e cila është zgjedhje e një problemi të madh dhe njëherit rezultoi me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Duke folur për reformat që janë në rrjedhë, Kryeministri Zaev iu referua reformave gjyqësore, reformat në sistemin e sigurisë dhe administratës publike, si dhe luftës kundër korrupsionit, të cilat mbeten prioritet i lartë në punën e Qeverisë.

“Në periudhën prej 22 muajve që kur Qeveria aktuale erdhi në pushtet, ne e rikthyem demokracinë dhe institucionet funksionale demokratike nga ajo që më parë ishte shtet i robëruar”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se „këto prioritete janë identike me agjendën tonë për qasje në BE“.

“Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë tjetër për integrimin e saj në BE dhe NATO – më shumë se 75% e popullsisë i mbështet aspiratat e këtilla”, potencoi Kryeministri Zaev.

Më tej Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksoi se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë, si vazhdim i përparimit ekonomik nga viti i kaluar.

“Gjatë vitit 2019 kemi rritje të mëtejshme të prodhimtarisë industriale nga 8,8% në prodhim, që kryesisht është për shkak të prodhimit të makinave, automjeteve, pijeve dhe metaleve bazë. Arritëm të ulim papunësinë nën 20%, që kur jemi në Qeveri. Rritja ekonomike në vitin 2018ishte 2.7%, me rritje prej 0.2% në vitin 2017. Eksporti në tre muajt e parë të vitit 2019 është rritur për 16.8%”, theksoi Kryeministri Zaev.

Para një numri të madh të kompanive austriake dhe biznesmenëve, Kryeministri Zaev shprehu pritjet e tija që këtë verë Maqedonia e Veriut të fitojë datë për fillimin e bisedimeve, për shkak siç tha Kryeministri Zaev, vendi i tregoi gjithë Evropës se me anë të dialogut dhe bashkëpunimit zgjidhen problemet shumëvjeçare.

“Vendi ynë ka ndikim pozitiv në të gjithë rajonin. Tani Maqedonia e Veriut është vend i vetëm në rajon që nuk ka çështje të hapura me asnjë fqinj. Kur ka marrëveshje, vijojnë edhe rezultatet ekonomike”, tha Kryeministri Zaev.

Gjithashtu Kryeministri theksoi se edhe më tutje Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë rajonin, vend i sigurt dhe stabil i cili kujdeset për investitorët dhe ju ofron kushte adekuate për zhvillimin e biznesit të tyre në vend.

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han në hapjen e forumit ekonomik të Vjenës theksoi se Maqedonia e Veriut me realizimin e zgjedhjeve presidenciale dëshmoi se është vend me stabilitet politik në rajon. Në këtë drejtim eurokomesari Han i inkurajoi kompanitë nga Republika e Austrisë që të investojnë në vendin tonë për shkak se siç tha kjo do të thotë më shumë fitim për vendin dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Duke potencuar përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha sferat, eurokomesari Han shprehu pritjen e tij që vendi të marrë datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe në fund të këtij viti të hapen edhe kapitujt e parë.