Kryetari i Qeverisë së RMV Zaev në përvjetorin e Klubit kulturor bullgar: Është e përbashkët përpjekja për krijimin e kushteve reale për të shprehur identitetin kulturor dhe të drejtat individuale të të gjithë qytetarëve tanë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me ftesë të organizatorit, mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e 11 vjetorit të themelimit të Klubit kulturor bullgar në vendin tonë.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij rikujtoi se me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë kemi treguar se aty ku ka vullnet politik dhe ide për progres, çështjet e hapura zgjidhen në mënyrë të lehtë.

 

“Të dy vendet, kanë bërë hap historik përpara. E kemi vendosur të kaluarën si themel për të ardhmen. Në marrëveshjen nuk ka dilema se bëhet fjalë për dy shtete, dy popuj dhe dy gjuhë. Me Marrëveshjen u përcaktuam që së bashku ta pengojmë propagandën qëllimkeqe, nëse paraqitet brenda në shtetet, së bashku të jemi kundër fjalës së urrejtjes dhe së bashku ta mundim nacionalizmin” , potencoi në fjalimin e tij Kryetarit i Qeverisë së RMV-së, Zaev.

Kryeministri Zaev, më tej shtoi se miqësia asnjëherë nuk ka qenë më e madhe dhe vazhdimisht rritet dhe përforcohet, janë krijuar instrumente të fuqishme për tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe ndërtimin e aleancës së përhershme, dhe në tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe në ndërtimin dhe ruajtjen e miqësisë së përhershme rol të rëndësishëm kanë edhe organizatat e qytetarëve në të dy vendet.

“Në atë drejtim Klubi kulturor bullgar në vendin tonë ka vend të rëndësishëm. Kjo është qartë e përcaktuar edhe më misionin e shoqatës, e cila e ka për qëllim domosdoshmërinë për afrimin dhe tolerancën ndërkulturore të shteteve fqinje – Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. E përbashkët është edhe përpjekja për krijimin e kushteve reale për shprehjen e identitet kulturor dhe realizimin e të drejtave individuale në kontest  të shoqërisë multikulturore, si dhe afirmimin e vlerave kulturore dhe traditave kulturore në Maqedoninë e Veriut që e identifikojnë vetën si bullgar” , theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është fuqimisht e përkushtuar të ndërtojë dhe kultivojë shoqëri inkluzive, ku askush, asnjëri, nuk do të anashkalohet në rrugën e vetme deri te Republika e Maqedonisë së Veriut e suksesshme, vend për të gjithë të integruar në Bashkimin Evropian.

Në ngjarjen  me rastin e përvjetorit të Klubit kulturor bullgar në vendin tonë, fjalim rasti pati edhe Kryetari i  Bordit të drejtorëve të shoqatës, Llazar Mlladenov. Ai theksoi se tema për bullgarët në Maqedoninë Veriore nuk është më tabu dhe se ata besojnë në përpjekjet e sinqerta për të ndërtuar një shoqëri për të gjithë.

"Ne  bullgarët e deklaruar  nga Maqedonia Veriore, në zemër  e mbajmë shtetësinë e saj , që nga fillimi i pluralizmit e deri më sot. Për shkak se jemi shtetformues, dolëm në tubimin e madh të opozitës më 17 maj 2015, me flamuj të klubit, me flamurin bullgar, për të treguar se jemi këtu dhe të themi se nuk jemi indiferent për atë që ndodh në vend! Duke mos kushtëzuar, pa kërkuar ndonjë gjë të veçantë, përveç asaj që është premtuar, dhe  ja tani më po realizohet ", tha Mlladenov në fjalimin e tij.

Në ngjarjen e sotme me rastin e përvjetorit të Klubit kulturor bullgar, si i ftuar mori pjesë edhe ish presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev i cili gjithashtu kishte fjalim  në këtë ngjarje.

“Viteve të fundit, ne kemi parë skenarë për ndarje. Republika e Maqedonisë së Veriut ishte e izoluar dhe e mbyllur në propagandë që pengonte shtetin  për të ecur përpara. Tani në Ballkan, të gjithë jemi të vendosur për paqe. Kjo paqe është e mundur vetëm kur kombet bashkohen dhe integrohen. Kështu ndodhi dhe në Evropën Perëndimore kur liderët dhe politikanët u mbajtën së bashku. Kështu  juve ju dëshiroj që ju të bëni të njëjtën gjë, të hapni shtetin  pasi keni shumë për të thënë ", tha ai në fjalimin e tij në ngjarjen që shënon përvjetorin e Klubit Kulturor Bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut ish-presidentit bullgar Rosen Plevneliev.

Me video porosi të pranishmit në ngjarje i përshëndetën eurodeputeti nga Republika e Bullgarisë, Andrej Kovaçev dhe Kryetari i Partisë së Socialistëve Evropian, Sergej Stanishev, të cilët theksuan rolin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në promovimin e të drejtave të të gjitha bashkësive në vend, në përputhje me standardet e BE-së dhe porositën se vendi ka mbështetje të fortë nga Republika e Bullgarisë dhe qytetarët e saj në përparimin e vendit në aspiratat e saj euroatlantike.