Kryeministri Zaev kryesoi me sesionin e 15-të të Këshillit të Stabilizim Asocimit: Jemi të përgatitur të bëjmë hap në kapitullin e ri të historisë sonë, në negociatat për aderim me BE-në si mënyrë më e suksesshme e reformave

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot  në Bruksel kryesoi me sesionin e 15-të të Këshillit të Stabilizim Asocimit. Këshilli i Stabilizim Asocimit është aktualisht organi më i lartë për mbajtjen e raporteve formale ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke iu falënderuar Bashkimit Evropian, nënkryetares së Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e lartë për punë të jashtme dhe siguri, Federica Mogerini dhe Komisarit Evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johanes Han  për organizimin e Këshillit, Kryeministri Zaev në hapjen e Sesionit, tha se kjo është një periudhë në të cilën bëhen të dukshme rezultatet e angazhimit politik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbylljen e një prej çështjeve më të mëdha dypalëshe. Me zgjidhjen e kontestit 27 vjeçar, siç theksoi Kryeministri Zaev,  bashkë me Republikën e Greqisë, treguam se lajmet e mira në Evropë mund të vijnë nga rajoni ynë, nga Ballkani dhe të japim shpresë se përderisa ka vullnet, mund të gjendet zgjidhje.

Në vazhdim, në fjalimin e tij hyrës para përfaqësuesve të institucioneve evropiane, Kryeministri Zaev, theksoi se gjatë vitit të kaluar Republika e Maqedonisë së Veriut   bëri përparim të dukshëm në përmbushjen e qëllimeve strategjike, gjegjësisht anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Edhe pse një pjesë serioze e energjisë politike i është kushtuar zgjidhjes së çështjeve të hapura, ju siguroj se proceset e reformave në vend janë zbatuar në vazhdimësi. Në këtë mënyrë, bëjmë përpjekje që të mbajmë dialog me të gjithë aktorët në shoqëri, me qëllim që të avancojmë dialogun politik dhe përmes një procesi gjithëpërfshirës të sigurojmë mbështetje për të gjitha ligjet kyçe të reformave ", tha Kryeministri Zaev.

Por, për të arritur standardet më të larta evropiane për një shoqëri demokratike, siç shtoi Kryeministri Zaev, janë të nevojshme reforma të mëtejshme.

“Prandaj për ne është e rëndësishme që t’i fillojmë negociatat për aderim, të cilat i shohim si mjet më të suksesshëm për reforma.  Përmes procesit të aderimit të strukturuar në mënyrë të qartë, do të mund të përcillet me përpikëri  progresi jonë dhe mangësitë tona. Jemi të përgatitur të bëjmë hap në kapitullin e ri të historisë sonë! Fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian do të jetë motivimi, kënaqësia dhe stimulimi më i madh për vendin, veçanërisht për të gjithë të rinjtë që t’i ndjejmë përfitimet e perspektivave të hapura, me çka do të avancohet tani më mbështetja e madhe e opinionit të gjerë ndaj aderimit të shtetit në Bashkimin Evropian", tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, si dhe ministri i Punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ministri Dimitrov dha një pasqyrë të të arriturave të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i realizoi në kontekst të politikës së jashtme, marrëdhëniet me fqinjët, realizimi i qëllimeve kryesore strategjike, si dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës:

“Jemi krenar për arritjen dhe perspektivat të cilat i kemi hapur për Maqedoninë e Veriut. Jemi të vetëdijshëm se para nesh ka shumë punë, por suksesi deri më tani  na jep optimizëm se do të kemi sukses në përmbushjen e përcaktimeve tona strategjike. Maqedonia e Veriut sot është një vend në rajon dhe ndoshta më gjerë e cila nuk ka çështje të hapura me fqinjët, ndërsa kufijtë i ka të përcaktuara dhe të pakontestueshme. Shpresojmë që shembulli ynë do të shërbejë dhe do të kontribuojë në avancimin e stabilitetit në rajon. Mbështetja në BE dhe në shtetet anëtare në këtë proces ishte e një rëndësie të madhe. Vazhdojmë të jemi një aktor aktiv dhe konstruktiv në nivel rajonal, duke dhënë kontribut thelbësor për thellimin e mëtejshëm të raporteve të mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e sigurisë rajonale", tha ministri Dimitrov.

Në mbledhje, zëvendëskryetari i Qeverisë Osmani raportoi për dinamikën dhe avancimin në zbatimin e reformave të Planit 18, si obligime që dalin nga konkluzionet e samiteve të kaluara të qershorit të BE.

“Dy vjet pasi filluam me procesin intensiv të reformave, jo vetëm që e kthyem vendin në rrugën e integrimit evropian, por krijuam realitet të ri në Ballkan, që del nga kufijtë e vendit tonë. Republika e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nga fakti se nuk ka çështje të hapura me fqinjët, në mënyrë të vazhdueshme arrin stabilitet të brendshëm, duke i avancuar të drejtat individuale dhe të drejtat kolektive të komuniteteve, si bazë për marrëdhënie stabile ndëretnike. Ky përparim politik në asnjë kohë nuk e rrezikoi momentin e reformës, dinamika e të cilit shprehet qartë në zbatimin e planeve të reformës 3-6-9 dhe Planit 18 ", theksoi Osmani, duke përmendur vazhdimësinë e procesit të reformave, përmes përparimit konkret në fushat kyçe të reformave-gjyqësori, shërbimet e sigurisë dhe të kundërzbulimit, reforma e administratës publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ne japim dhe vazhdojmë të japim kontribut dhe në përputhje me progresin,  presim dhënien edhe  nga Bashkimi Evropian", tha Osmani. Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në mbledhje theksoi se, që nga fillimi i shkurtit, kur u nënshkrua Protokolli për aderim i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për kohë shumë të shkurtër të njëjtën e ratifikuan tetë vende anëtare.

“Nëpërmjet pjesëmarrjes në politikën e përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së, kemi kontribuar në misionet, kemi marrë vendim t’u referohemi oficerëve të shtabit, në përputhje  me nevojat e misionit të BE-së, si kontribut në përpjekjet e Unionit për ndërtimin e institucioneve demokratike të këtij vendi, me çka vendi jonë Republika e Maqedonisë së Veriut tregon se është partner i vërtetë, në të cilin mund të mbështetet Bashkimi Evropian”, theksoi ministrja Shekerinska në sesionin e Këshillit të Stabilizim Asocimit.

Bashkëkryesues i sesionit të 15-të të Këshillit të Stabilizim Asocimit ishte nënkryetarja e Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, ndërsa me pikëpamjet e tij mori pjesë edhe Komisionari Evropian, Johanes Han.

Pas mbledhjes plenare të sesionit të 15-të, Kryeministri Zaev, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogerini dhe Komisari Evropian, Johanes Han në konferencën e përbashkët për shtyp ndanë konkluzionet nga mbledhja.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Kryeministri Zoran Zaev edhe njëherë theksoi se Këshilli i Stabilizim Asocimit veçanërisht përshëndeti progresin në planin e avancimit të raporteve me të gjithë fqinjët, me theks të veçantë për Marrëveshjen e Prespës me Republikën e Greqisë.

“Bashkë me Marrëveshjen me Republikën e Bullgarisë, është dhënë shembull i fortë për vendet e tjera në rajon edhe më gjerë, si të përforcohen marrëdhëniet e mira fqinjësore. U theksua rëndësia e zbatimit në vazhdimësi të këtyre marrëveshjeve. Kjo është përgjegjësia jonë për të cilën jemi plotësisht të përkushtuar në këtë periudhë. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mbetet të jetë në fokusin e marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian deri në aderimin e vendit në BE”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se hapja e negociatave për anëtarësim mbetet qëllimi kryesor i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 “Shprehim kënaqësinë që interesi i Bashkimit Evropian të  fokusohet në rajon dhe perspektivën e saj evropiane dhe apelojmë të merren parasysh rrethanat dhe rëndësia që në mënyrë adekuate të vazhdojë vlerësimi i së arriturës", përfundoi Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp.