Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadorin norvegjez, Arne Sanes Bjornstad: Norvegjia pa rezervë i mbështet aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad.

Në takimin në të cilin u potencuan raportet miqësore tradicionale në mes dy vendeve, u përshëndet marrëveshja e Prespës, si model i mirë për zgjidhjen e kontesteve në rajon. U bisedua për procesin e anëtarësimit të vendit në NATO, dhe për reformat që kanë për qëllim përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian.

U theksua se Norvegjia tashmë ka filluar procedurën në parlament për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe e mbështet njëherit dhe gëzohet për anëtarësimin e plotë të vendit në Aleancën Veri-Atlantike.

Gjithashtu, në takim në mes Kryeministri Zaev dhe ambasadorit Bjornstad u theksua pritshmërit  për një vendim pozitiv të Këshillit të Evropës, në qershor dhe u përsërit mbështetja norvegjeze dhe gatishmëria për dhënien ndihmë në përgatitjen e hapjes së bisedimeve të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.