Kryeministri Zaev në konferencë mbi luftën kundër korrupsionit: Fuqishëm kundërshtoj krijimin e një mjedisi ku disa elita politike do të ndjehen se janë të privilegjuar dhe se drejtësia dhe ndëshkimi për aktivitete korruptive nuk do ti përfshijë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, së bashku me shefin e Misionit të OSBE-së, në Shkup, Klemens Koja dhe ambasadori i Italisë në Shkup, Karlo Romeo, morën pjesë në konferencën "Reformat institucionale për  luftë kundër  korrupsionit, praktikat më të mira kundrejt modelit evropian - shembulli italian", organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ambasada e Italisë në Republikën e Maqedonisë së  Veriut.

Konferenca ka për  qëllim që të shërbej si platformë për ngritjen e vetëdijes për Ligjin e Ri për parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Ndër temat tjera, diskutimi do të fokusohet në organet  e pavarura  dhe kompetente dhe përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, reformat institucionale dhe perspektivë për integrimin në BE,  si dhe një mundësi për pjesëmarrësit që të fitojnë një pasqyrë  gjithëpërfshirëse në praktikën italiane në luftën kundër korrupsionit.