Kryeministri Zaev në takim me përfaqësuesit e Kongresit botëror të sipërmarrësve: Kongresi në Shkup do të ketë për qëllim të nxit frymën sipërmarrëse tek të rinjtë e rajonit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrja pa portofol e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostollska, sot realizuan takim me kryetarin e bordit drejtues të Forumit ndërkombëtar ekonomik „Perspektivat” dhe sekretarin e përgjithshëm të Kongresit botëror të sipërmarrësve, Vinko Quro, i cili kryesonte delegacionin e përbërë nga kryesuesit e Kongresit botëror të sipërmarrësve.

Qëllimi  i takimit ishte që bashkërisht të verifikohen drejtimet dhe udhëzimet e organizimit të Kongresit  botëror të sipërmarrësve që këtë vit në gjysmën e dytë të tetorit do të mbahet në Shkup, Republikën e Maqedonisë së Veriut.

„Kemi nderin e madh që përzgjodhët vendin tonë të jetë nikoqir i kësaj ngjarje të madhe, ku do të promovohet koncepti i sipërmarrjes. Sidomos në periudhën kur u bëmë vend anëtarë i NATO-së dhe në vitin në të cilin presim të jetë viti i ekonomisë. Besoj se do të jemi nikoqirë të shkëlqyer dhe se ky Kongres do të lë gjurmë të përhershme dhe do të motivojë shumë të rinj të vendit tonë dhe rajonit të ngjallin frymën e sipërmarrjes dhe të fillojnë biznesin e vet. Ne si Qeveri jemi këtu të ofrojmë përkrahjen e nevojshme”, theksoi gjatë takimit kryeministri Zaev.

Përfaqësuesit e Kongresit botëror të sipërmarrësve përgëzuan kryeministrin Zaev për mbylljen e suksesshme të çështjeve të hapura politike me fqinjët dhe për aderimin e vendit tonë në NATO, hap i rëndësishëm në sigurimin e stabilitetit në vend dhe rajon dhe për hapjen  e perspektivave të ekonomisë dhe sipërmarrjes.