Kryeministri Zaev: Strategjia kombëtare për zhvillimin e konceptit të një shoqërie është të ndërtojmë shtet në të cilin komunitetet e ndryshme do të bashkëpunojnë, do të plotësojnë dhe do të pasurojnë njëri tjetrin

Në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sot u mbajt Ditë e hapur për konsultime për përpilimin e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe ndër-kulturalizëm në Republikën e Maqedonisë, që ngjalli interes të madh dhe në të cilën morën pjesë më shumë se njëqind përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga vendi.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili bashkë me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska, mori pjesë në Ditën e hapur me organizatat e shoqërisë civile për përpilimin e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe ndër-kulturalizëm, theksoi se diversitetet e shoqërisë sonë janë përparësia dhe pasuria jonë e përbashkët dhe se me rëndësi të veçantë është Strategjia të jetë instrument i gjallë për parandalimin e rrezikut nga dominimi i një kulture etnocentrike.

“Ky nuk është modeli drejt të cilit synon vendi jonë. Modeli i Republikës së Maqedonisë fillon me respektimin e të gjitha komuniteteve. Ai model bën thirrje të ndërtojmë shtet në të cilin komunitetet e ndryshme do të bashkëpunojnë, do të plotësojnë dhe do të pasurojnë njëri tjetrin”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev, theksoi se duhet t’i kujtojmë, por asnjëherë mos t’u lejojmë të rikthehen në skenë politikat e ndarjeve dhe shfaqja e konflikteve, por tolerancën dh solidaritetin në konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, që është vlerë e përbashkët për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

“Më lejoni të shpreh një ndjenjë personale: Unë personalisht, si Zoran Zaev, thjeshtë nuk e kam të qartë si në komunitetin tonë kanë hyrë krimet e urrejtjes. Dukuritë e tilla nuk i ngjajnë vendit tonë, një shoqërie demokratike dhe duhet të bëjmë çmos këto incidente të ekspozohen në opinion dhe të dënohen”, theksoi Kryeministri Zaev, i cili shtoi se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar urrejtjen.

Pikërisht për këtë, theksoi Kryeministri Zaev, Dita e hapur për konsultime për përpilimin e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri është mundësi e mirë që qytetarët, përfaqësuesit e komuniteteve dhe politikanët, të cilët i kanë kuptuar dhe pranuar dallimet ndërmjet tyre t’u përkushtohen qëllimeve të përbashkëta dhe të jenë bartës të një shoqërie të përbashkët për të gjithë.

“Procesi i konsultimeve për përpilimin e Strategjisë kombëtare për një shoqëri paralajmëron frymën në të cilën do të përpilohet strategjia. Përmes procedurës të hapur në mënyrë maksimale dhe gjithëpërfshirëse të dërgojmë ftesë për pjesëmarrje përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të të gjithë atyre që konsiderojnë se mund të japin kontributin e tyre të vyeshëm në shtatë grupet tematike për përpilimin e strategjisë: korniza juridike; arsimi; kultura; mediet; vetëqeverisja lokale; politikat rinore dhe në sferën e kohezionit social dhe integrimit”, tha Kryeministri Zaev dhe theksoi se Republika e Maqedonisë dëshmoi se ka vullnet politik dhe social për të qenë model për shoqëri të suksesshme dhe funksionale të barabartë për të gjithë.

Duke marrë pjesë në debat, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, theksoi se Strategjia kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe ndër-kulturalizëm në Republikën e Maqedonisë, është që ta shndërrojë identitetin, me të gjitha tiparet e tij, në një bosht bashkëpunimi dhe uniteti, e cila më pas do të jetë në funksion të përcaktimit të përbashkët – shteti ynë të zhvillohet në përputhje me interesat e qytetarëve.

Ministra e Drejtësisë, Renata Deskoska, theksoi se nevojitet rol më aktiv i institucioneve në drejtim të mbrojtjes së diversiteteve – thelbit të ndër-kulturalizmit. Në këtë drejtim, Ministrja theksoi se Ministria e Drejtësisë është në proces të ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit penal, ku ndryshimi më i rëndësishëm i këtij Kodi janë pikërisht veprat e urrejtjes.

“Vepra krim i urrejtjes është vepër e motivuar me marrëdhënie armiqësore, paragjykime ndaj viktimës si pjesëtar i një grupi të caktuar social. Si pjesë e urrejtjes e paraparë e shqiptuar me dispozitat e këtij Kodi, konsiderohet vepër penale kundër personit fizik ose juridik dhe personave që kanë të bëjnë me to  ose pronës që është kryer në tërësi ose pjesërisht për arsye të një karakteristike reale ose të supozuar (të imagjinuar ose arrogancë) ose lidhjes së personit që ka të bëj me racën, ngjyrën e lëkurës, kombësinë, origjinën etnike, fenë ose besimin, paaftësinë mendore dhe fizike, gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual dhe bindjen politike”, theksoi ministrja Deskoska.

Në sesionin e hapjes së Ditës së hapur për konsultime për përpilimin e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe ndër-kulturalizëm mori pjesë edhe Rubin Zemun, këshilltar i Kryeministrit për zhvillim të shoqërisë multikulturore, i cili njoftoi për rrjedhën dhe procedurën e përpilimit të Strategjisë, si dhe për hapat e ardhshme që do të merren në atë drejtim.

Në fund të këtij evenimenti, ku me sugjerimet e tyre morën pjesë  një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, midis pjesëmarrësve të shumtë nga publiku, u diskutua për konceptin e Një shoqërie dhe si ai është një hap i ri në tejkalimin e praktikave të deritanishme  të krijimit të boshllëqeve ndërmjet grupeve të ndryshme. Propozimet e organizatave të shoqërisë civile kanë arritur për vetë termat dhe përkufizimet që do të përdoreshin për këtë koncept, e që do të ishin për edukimin e gjerë të qytetarëve. Gjinitë dhe grupet e vogla jo shumicë të margjinalizuara, janë  adresuara nëpërmjet përfaqësuesve të organizatave të shoqërive civile të cilët punojnë në temën adekuate dhe njëkohësisht kanë parashikuar nisma që do t’i përfshijnë në Strategjinë kombëtare.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, u falënderua për interesin e theksuar që u tregua për pjesëmarrje në krijimin e Strategjisë, të cilin e vlerësoi si thelbësore sepse vjen nga organizatat dhe përfaqësuesit e tyre, të cilët kanë përvojë të drejtpërdrejtë që vjen nga kontakti i gjatë me jetën dhe realitetin e bashkëqytetarëve tanë nga të gjithë komunitetet.