U mbajt mbledhja e parë konstitutive e grupit ad-hok koordinues, për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm

Grupi ad-hok koordinues për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm, mbajti mbledhjen e parë konstitutive, të kryesuar nga Ministrja e Drejtësisë dr.Renata Deskovska.

Me vendim të Qeverisë, në ad-hoc trupin koordinues për zhvillimin e konceptit për Një shoqëri dhe Interkulturalizëm, përveç dr. Deskoska si kryetare, si anëtarë janë emëruar edhe Ministri i Kulturës Asaf Ademi, i cili do të ushtrojë edhe postin e nënkryetarit të ad-hok grupit, Aksel Ahmedovski Ministër pa portofol përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë, Petar Atanasov Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, Ilhan Rahman drejtor i Agjencisë për të drejtat e komuniteteve, Darjan Sotirovski drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Jovana Trençevska Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Faton Ahmeti Sekretar shtetëror në Sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit, si dhe Rubin Zemon këshilltar special për zhvillim të shoqërisë multikulturore, Interkulturalizmit dhe komunikimet ndër-kulturore.

Ky ad-hok grup koordinues, me kërkesë të Qeverisë ose sipas nevojës do të propozojë masa dhe aktivitete në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e konceptit Një shoqëri dhe interkulturalizëm. Grupi ad-hok koordinues do të shqyrtojë rekomandimet dhe raportet nga organet dhe komisionet ndërkombëtare, siç janë raportet e Komisionit Evropian, rekomandimet nga Komiteti Këshillëdhënës i Konventës Kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (KERI), Komisioneri për të drejtat e njeriut pranë Këshillit Evropian, Komisioneri i Lartë për pakicat kombëtare pranë OSBE-së, raportet e OSBE/ODIHR, raportet e organeve dhe komisionerëve të OKB-së, si dhe raportet, rekomandimet, mendimet dhe ankesat e sektorit civil nga dhe jashtë Republikës së Maqedonisë.

Me krijimin e këtij ad-hok grupi koordinativ për zhvillimin e konceptit të Një shoqërie dhe interkulturalizëm, për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë janë ndërmarrë masa dhe politika konkrete për integrim dhe kohezion më të madh të shoqërisë.

Në mbledhjen konstitutive të grupit ad-hok, u shqyrtua informacioni mbi aktivitetet në lidhje me përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm, u përzgjodh grupi punues për përgatitjen e metodologjisë për punën e grupit ad-hok koordinues, si dhe u zgjodh grupi punues për hartimin e propozim programit dhe planit aksionar për punën e grupit ad-hok koordinativ për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm.