Nga seanca 103-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë: U miratua Buxheti për vitin 2019; Vendimi për verifikimin e Programit për zvogëlimin e ndotjes së ajërtit për prioritet strategjik me buxhet të posaçëm

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e saj të 103-të miratoi  Propozim- buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, i cili do të dorëzohet në miratim në Kuvendin e RM-së.

Të ardhurat dhe shpenzimet në Propozim- buxhetin janë në kuadër të parametrave të parapara në Ministrinë e Financave dhe rezultojnë me uljen e deficitit buxhetor  në nivel prej 2,5 nga PBV-ja.

Deficiti i planifikuar në përputhje me Strategjinë fiskale të Republikës së Maqedonisë 2019-2021 dhe e konfirmon konsolidencën fiskale, të pasuar me disiplinë buxhetore dhe hapësirë të konsiderueshme buxhetore për projektet infrastrukturore dhe përkrahje të ekonomisë së vendit, për përforcimin e barazisë dhe sigurisë sociale, dhe për përshpejtimin e proceseve euroatlantike.

Në seancën e Qeverisë u miratua Propozim - ligji për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019.

Si pikë paraprake në seancën  sotme, Qeveria e RM-së shqyrtoi dhe miratoi propozimin për planin dhe masat për verifikimin e Programit për uljen e ndotjes së ajrit me vendim për ndryshime dhe plotësime të Vendimit të Qeverisë së RM-së për  konfirmimin e prioriteteve strategjike për  vitin 2019, me të cilin zvogëlimi i ndotjes së ajrit konstatohet si prioritet strategjik për vitin e ardhshëm.

Për realizmin e masave të këtij programi, Qeveria angazhoi Ministrinë e Financave të përfshijë Programin për zvogëlimin  ndotjes së ajrit në propozim Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019.