Nga seanca e 96-të e Qeverisë: Komunat marrin përkrahje financiare për shlyerjen e borxheve; Në 9 komuna të tjera do të hapen qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijëve; Krijimtaria artistike e autorëve të vendit do të prezantohet në panairet Frankfurt

Në seancën e rregullt të 96-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi propozim ligjin për përkrahjen financiare për njësitë e vetëqeverisjes lokale (NjVL) dhe shfrytëzues individual të themeluar nga njësitë lokale të vetëqeverisjes lokale për financimin e obligimeve të arritura të pashlyera, si dhe propozim- ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për financimin e  njësive të vetëqeverisjes lokale.

Me  ligjin e parë rregullohet përkrahja financiare për njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe shfrytëzues individual të themeluar nga njësitë lokale të vetëqeverisjes lokale  nga fusha e arsimit, kulturës dhe mbrojtjes sociale për financimin e obligimeve të arritura të pashlyera. Në këtë mënyrë do të shlyhen 51% nga gjithsej shuma e deklaruar në përmbyllje me muajin shtator 2018, kurse për këtë qëllim me rebalanc të buxhetit të Republikës së Maqedonisë, janë siguruar 3.032.383.086 denarë.

Me propozim të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale bëhet ndryshimi me të cilin kufizohet planifikimi i të ardhurave të tyre në buxhetin themelor të komunës. Komunat të ardhurat e tyre do të mund t’i planifikojnë më së shumti deri më 10% nga të ardhurat mesatare në  3 vitet e fundit. Nëse buxheti i komunës nuk është hartuar në përputhje me këto ndryshime i njëjti nuk do të jetë në trezorin e Ministrisë së Financave. Gjithashtu, ndryshimet e Ligjit për financimin e NjVL parasheh rritjen e transparencës- komunat në faqet e tyre do të duhet të publikojnë sa kanë arkëtuar dhe sa para kanë harxhuar.

Sot ministrat aprovuan Informacionin për ecurinë e progresit për hapjen e qendrave për zhvillim të hershëm  në bashkëpunim me UNICEF-in në Republikën e Maqedonisë. Në periudhën prej 2014 deri në vitin 2016 janë hapur 29 qendra të këtilla në 15 komuna. Prej tyre, 4 janë institucione publike për fëmijët- qendra për zhvillim të hershëm, kurse 25 janë në përbërje të institucioneve për fëmijët- çerdhet për fëmijë. Deri më tani janë përfshirë 1345 fëmijë. Gjithashtu, sipas thirrjes së Zyrës së UNICEF-it në shkurt 2017, nëntë komuna të reja në Republikën e Maqedonisë do të përkrahen nga UNICEF-i për hapjen e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve: Radovish, Strugë, Krivogashtanë, Vinicë, Gostibar, Ohër, Koçan, Tetovë dhe Kumanovë.

Qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve zbatojnë programin për të nxënit e hershëm dhe zhvillim të fëmijëve nga mosha parashkollore nga tre deri në 6 vjeç, në bashkësitë lokale ku nuk ka institucione për kujdesin parashkollor të fëmijëve e para se gjithash janë në mjediset rruarave dhe të margjinalizuara.

Në seancën e sotme, Qeveria aprovoi edhe propozim- programin për ndarjen e programit për ndërtimin, pajisjen e mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje të fëmijëve për vitin 2018. Plotësimi i programit parasheh furnizim, dërgesë dhe montim të pajisjeve për çerdhet e fëmijëve në komunën e Karposhit,si dhe për dy objektet për çerdhet e fëmijëve në komunën e Kavadarit.

Vendosja e funksionit zëvendësdrejtor i Agjencisë për Ilaçe dhe Pajisje Mjekësore – MALMED, parasheh propozim- ligji për plotësimin e Ligjit për ilaçe dhe mjetet mjekësore, të cilin sot e miratoi Qeveria. Kjo nevojë del nga vëllimi i autorizimit të drejtorit dhe nevojës për prezencë të vazhdueshme. Për realizimin e ligjit, përkatësisht për sigurimin e pagës dhe kompensimeve të tjera për zëvendësdrejtorin, në nivel vjetor do të nevojiten 802.000 denarë.  

Si material për informimi, Qeveria do të shqyrtoi Informacionin për prezantimin e krijimtarisë letrare të autorëve nga Republika e Maqedonisë në panairet ndërkombëtare të librit. Në përputhje me Strategjinë nacionale për zhvillimin e kulturës së Republikës së Maqedonisë nga periudha prej 2018- 2022, e cila parasheh masa për avancimin e veprimtarisë letrare publikues në nivel nacional dhe ndërkombëtar, Ministria e Kulturës është organizator për prezantimin e vendit tonë në disa panaire ndërkombëtare të librit në botë. Në këtë drejtim autorë e Republikës së Maqedonisë dhe krijimtaria e tyre do të prezantohen në panairin e Frankfurtit, Tiranës dhe në panairin në Pullës.

Ndër vendimet e seancës së sotme qeveritare është edhe Informacioni për nisëm e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim për vendosjen e Institut Ndërkombëtar për teknologji të ripërtëritshme në Evropën Juglindore, si dhe teksti i këtij  memorandumi. Ndërkaq, Qeveria autorizoi Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  i angazhuar për koordinimin e resurseve ekonomike, Koço Angjushev të nënshkruaj Memorandumin për vendosjen e Institut Ndërkombëtar për teknologji të ripërtëritshme në Evropën Juglindore.