Kovaçevski-Eskobar: Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare

Kryeministri Kovaçevski në Ohër është takuar me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Gabriel Eskobar.

Në takimin ku morën pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Prajs Ageler, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Kryeministri Kovaçevski theksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në drejtim të përcaktimit të plotë të rrugës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri e theksoi rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve për të gjitha çështjet e hapura në rajon përmes dialogut.

Bashkërisht u konstatua se me politikën e saj të jashtme parimore të bazuar në dialog dhe kompromis në funksion të progresit, Maqedonia e Veriut si mikpritëse e këtij manifestimi njihet si partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare.