Nga konferenca për shtyp e Andonovit: Prodhimi rekord vendor në muajin shkurt, që plotësoi më shumë se 90% të nevojave totale të energjisë elektrike të gjithë ekonomisë

Në konferencën e sotme për shtyp, bashkëpunëtori për Energjetikë, Viktor Andonov, i prezantoi informacionet më të reja për gjendjen energjetike në vend.

“Konfirmim se vendi ynë po e përballet mirë me krizën erdhi edhe nga zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Komunitetit Energjetik, z. Dirk Bushle, i cili pak ditë më parë prezantoi Raportin për zbatimin e legjislacionit të Komunitetit  energjetik në vend para Komisionit Parlamentar për Çështjet Ekonomike. Në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvendin tonë, ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka një nivel shumë të suksesshëm të zbatimit të legjislacionit në fushën e energjetikës dhe tha se masat e ndërmarra nga Qeveria në tërësi janë masa të mira dhe të nevojshme, si dhe se Maqedonia e Veriut nuk është e vetmja që ka reaguar me subvencione dhe ndihma shtetërore, me masa për kufizimin e çmimeve të produkteve bazë, ky është realiteti i ri në të gjithë Evropën sepse i gjithë kontinenti është i prekur nga kjo krizë", tha Andonov.

Njëkohësisht ai theksoi se mbështetja e Sekretariatit të Komunitetit Energjetik për vendin tonë është shumë domethënëse sepse ata janë partnerët tanë në krijimin e zgjidhjeve ligjore në fushën e energjisë dhe shtoi se synimi i Qeverisë është që të shqyrtojë të gjitha rekomandimet shumë seriozisht dhe për të vazhduar në të ardhmen bashkëpunimin e shkëlqyer.

Andonov theksoi se vlerësimet e tilla nga institucionet kredibile në fushën e energjetikës janë një konfirmim i madh për korrektësinë e politikave energjetike që zbaton Qeveria.

“Në muajin shkurt, 90.2% e totalit të nevojave vendore për energji elektrike është siguruar nga objektet e prodhimit vendas të energjisë elektrike, dhe vetëm 9% nga importi. Në 15 vitet e fundit nuk e mbajmë mend kur vendi ynë ka pasur një vëllim të tillë të mbulimit të nevojave të prodhimit vendas të energjisë elektrike dhe atë në muajt e dimrit. Ndër të tjera, për këtë po vijnë edhe vlerësimet pozitive, sepse ne arrijmë t'i amortizojmë të gjitha rreziqet dhe goditjet e mundshme nga kriza me masa në kohë dhe politika korrekte”, tha Andonov.

Ai në fund të konferencës për shtyp prezantoi bilancin ditor energjetik, nga i cili rezulton se gjatë ditës së djeshme prodhimi i përgjithshëm vendor i energjisë elektrike ka qenë 15203 Mwh, prej të cilave 10377 Mwh nga termocentralet, ndërsa 4826 Mwh nga burimet e ripërtërishme të energjisë. Bëhet fjalë për energjinë elektrike të dedikuar për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël, si dhe për nevojat e furnizimeve shtesë për shkollat, ujësjellësit dhe subjekte të tjera vitale shtetërore.