Јавен оглас бр.02/2023 за именување на директор на Државниот санитарен и здравствен инспекторат

Institucion: 
Влада на Република Северна Македонија
Рок на пријавување: 
08.02.2023

Në bazë të nenit 7 të Ligjit për Inspektim Sanitar dhe Shëndetësor  (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 71/2006, 139/2008, 88/2010, 18/2011, 53/2011, 164/2013, 43/2014, 144/2014, 51/2015, 150/2015, 37/2016 dhe 83/2018), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon

SHPALLJE PUBLIKE nr. 02/2023
për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor 

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë  së Veriut  do të emërojë drejtor të Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, me propozim të ministrit të Shëndetësisë.    

2. Për drejtor të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor mund të emërohet personi i cili i plotëson këto kushte:
    1) Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
    2) Në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë të mos i jetë caktuar dënim ose sanksion kundërvajtës  ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës; 
    3) Të ketë fituar së paku 360 kredi sipas SETK ose të ketë të mbaruar shkallën VII/1 të arsimit, fakultetin e mjekësisë dhe provimin e dhënë profesional;
    4) Të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune në profesion; 
    5) Të posedojë një nga certifikatat e mëposhtme të pranuara ndërkombëtarisht apo vërtetim për njohjen aktive të gjuhës angleze, jo më të vjetër se pesë vjet: 
    - TOEFL  IBT së paku 74 pikë, 
    - IELTS (ILETS) të paktën 6 pikë, 
    - ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) - së paku  nivelin B2 (B2), 
    - FCE (FCE) (Cambridge English: First)- të kaluar
    - BULATS (BULATS) - së paku 60 pikë ose
    - APTIS (APTIS) së paku nivelin B2. 

3. Për drejtor të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor mund të emërohet personi i cili përveç kushteve të dhëna në pikën 2 të shpalljes, duhet t’i plotësojë dhe kriteret shtesë të cilat janë të dhëna në fletëparaqitjen e disponueshëm në lidhjen e mëposhtme: 

https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/prijava_za_oglas_1.pdf,

https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/struktura_na_dopolnitelni_dokumenti_1.docx

4.    Me fletëparaqitjen kandidatët duhet t’a dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm: 

    1) Fletëparaqitje të shpalljes;
    2) Biografi të shkurtër;
    3) Letër Motivuese;
    4) Planin dhe programin për punën në vijim;
    5) Vërtetim të Shtetësisë;
    6) Dëshmi se për momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënimi apo sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
    7) Diplomë për  arsimin e lartë të kryer me 360 kredi sipas SETK apo shkallën VII/1 të arsimit, fakultetin e mjekësisë dhe provimin profesional të kaluar; 
    8) Dëshmi se ka të paktën pesë vjet përvojë pune;
    9) Certifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet;
    - TOEFEL IBT(TOEFEL IBT) –së paku 74pikë,
    - IELTS (IELTS) –së paku 6pikë, 
    - ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) –së paku nivelin B2 (B2), 
    - FCE (FCE) (Cambridge English: First) –të kaluar, 
    - BULATS (BULATS) –së paku 60 pikë ose
    - АPTIS (АPTIS) –së paku nivel B2 (B2).

5. Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter dhe të dorëzohen në arkivin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Shpalljen Publike për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor”. 

6. Dokumentet  e kërkuara nuk zëvendësojnë format ekzistues të përcaktuar me Ligjet dhe aktet nënligjore në kompetencë të MSHIA-së dhe ligjet e veçanta që përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.

7. Dokumentet  e kërkuara mund të jenë publike (në faqen e internetit) të Institucionit për kandidatin/en që është përzgjedhur/emëruar, dhe në funksion të transparencës dhe monitorimit të përmbushjes së tyre nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashme).

8. Koeficienti për llogaritjen e pagës:  përcaktohet  në pajtim me Vendimin për përcaktimin e koeficienteve për llogaritjen e pagës së zyrtarëve të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007,126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr . 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022 dhe 213/2022).

9. Afati i aplikimit për kandidatët e interesuar është 15 ditë, që nga dita e publikimit të shpalljes në shtypin ditor. 

10. Shpallja do të jetë e publikuar edhe në ueb-faqen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. 

11. Fletëparaqitja e pa përmbushur dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni jo i kompletuar dhe i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.