Kovaçevski-Mishel: Mundësia për t’i thënë po Bashkimit Evropian është historike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel pas takimit dhe mbledhjes së Qeverisë mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.

Nga ana e Kryeministri Kovaçevski edhe një herë u konfirmuan qëndrimet e Qeverisë në lidhje me propozimin evropian dhe theksoi se pa pritur propozimi duhet të pranohet si një shans historik për përparimin e vendit, pasi që ka ardhur momenti kur duhet të largohemi nga politika ditore dhe të veprojmë si burrështetas dhe me përgjegjësi. Kryetari i BE-së Mishel tha se BE-ja do të bëjë gjithçka të sigurohet garanci që të mos ketë bllokime të reja në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të jetojnë si pjesë e familjes evropiane, sipas standardeve evropiane, duke ndarë vlerat evropiane. Ata meritojnë që zëri i tyre të dëgjohet nga brenda, të jetë i barabartë me të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Të kenë fjalë në marrjen e vendimeve më të rëndësishme që ka të bëjë  me Evropën”, tha Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se propozimi evropian është i pranueshëm për shkak se ne i kemi përcaktuar pozicionet për pranim të qartë dhe të paqartë të gjuhës maqedonase dhe theksoi se gjuha maqedonase në propozim është absolutisht e pastër dhe e barabartë me gjuhët e tjera të Bashkimit Evropian pa fusnota, shpjegime shtesë dhe yll.

“Me propozimin francez të modifikuar, të saktësuar, të plotësuar, kemi marrë atë për të cilën kemi luftuar me vite, ndërsa ajo është formulimi i pastër i gjuhës maqedonase.

Është përmbushur pozicioni kyç, ai shtetëror, që ishte më i rëndësishmi për ne dhe ndaj të cilit qëndruam konsekuent. Me këtë propozim, të gjitha spekulimet që aludojnë në të kundërtën janë të rreme dhe të pavërteta.

Ne maqedonasit jemi krenarë për historinë tonë, jemi krenarë për gjuhën tonë, jemi krenarë për identitetin tonë me të gjitha aspektet e tij. Popullin maqedonas deri më tani askush nuk ka arritur ta asimilojë, as e ka asimiluar dhe as do të ndodhë që ta asimilojë. Dhe ky është fakt”, tha Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se propozimi evropian i modifikuar çështjet dypalëshe historike i vendos jashtë kornizës negociuese, dhe ato do të mbyllen në nivel dypalësh në mënyrë dinjitoze dhe të drejtë për të dyja palët.

“Ju siguroj se edhe deri më tani dhe tash e tutje në mënyrë konsekuente i përmbahemi pozicioneve shtetërore në lidhje me negociatat me Bullgarinë në çdo pikëpamje, mbrojmë interesin nacional dhe identitetin kombëtar maqedonas”, tha Kovaçevski, duke theksuar se do të mbahen vijat kryesore të kuqe, të cilat me muaj të tërë i përsërisim  dhe për të cilat Kuvendi ka miratuar Rezolutë me konsensus.

Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel theksoi se fillimi i negociatave menjëherë do të sjellë  avantazhe, kjo gjithashtu do të jetë pjesë e iniciativave dhe programeve të reja që zakonisht hapen për vendet anëtare, duke theksuar se Maqedonia e Veriut i përket Bashkimit Evropian.

“Me këtë propozim qartë diskutojmë edhe për gjuhën maqedonase, gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe propozimi e respekton atë, i tërë legjislacioni i BE-së do të përkthehet në gjuhën maqedonase. Gjithashtu jeni të vetëdijshëm për shqetësimin që disa njerëz e kanë shprehur në lidhje me identitetin tuaj nacional dhe ju duhet ta keni në konsideratë mbështetjen time të plotë si kryetar i Këshillit Evropian që në mënyrë sistematike do të qëndroj  prapa të drejtave tuaja legjitime.

Maqedonas, keni një mundësi historike për të thënë po, po në fillim të negociatave, po për BE-në, po për fëmijët tanë, vendi juaj ka mundësinë edhe një herë  të bëhet kampion në zgjerim, kjo do të sjellë një dinamikë të re, këto reforma do t'ju afrojnë me BE-në, do të sjellin stabilitet, si dhe qëndrueshmëri për popullin tuaj, mund të konsideroni në mbështetjen politike dhe financiare”, tha kryetari  i Këshillit Evropian Mishel.